• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dom Simon Jubani, legjenda e qëndresës antikomuniste

11:28 | 08/08/2016
në Uncategorized
0

 

“Nëse ndonjë piktori do t’i tekej me pikturue simbolikisht jetën teme, do t’i duhej me ble nji kalë bojë të zezë…”

Lexo edhe

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Nga Pjetër Logoreci

Ka pak ditë që u mbushën pes vjet nga dita e Dom Simon Jubani ndërroi jetë.  Burri i lavdishëm që me lëvizjet e veta bëri histori e që ka mbetur i pashlyer në kujtesën e çdo shqiptarit. Mbasi e njihja nga afër dhe na lidhte miqësia, e ndjej si detyrim shpirtëror e qytetar, që me këtë shkrim ta perkujtoj këtë gjigand të lirisë, demokracisë e të besimit në Zotin.

Në varrezat e Rrmajit

dom simon jubaniSa herë që vizitoja qytetin tim të lindjes, gjatë daljeve të mija në qytet, duke kaluar para katedrales, kontaktin e parë me njerzit me rastiste që ta kisha me Dom Simonin, i cili sapo hapeshin dyert e katedrales, ndodhej aty për t’i sherbyer besimtareve të shumtë, që vinin posaqërisht për te. Mund të them që, vitet e fundit ai ishte i pakënaqur, i zhgënjyer dhe i vrarë shpirtërisht, jo nga vuajtjet e burgut apo nga shtrembërimet që vërente në ndërtimin e demokracisë së brishtë në vend, por nga kolegët dhe drejtuesit e kishës në Shkodër.

Në ato kohë, shtëpia e tribunit të lirisë e të besimit, Dom Simon Jubanit, ishte bërë një vend i rëndësieshëm për shumë besimtarë, që vinin nga të katër anët e vendit, edhe nga besimet e tjera, për të biseduar e marrë bekimin e dishepullit të atdheut e të fesë. Siç duket popullariteti i Dom Simon Jubanit, mbrenda dhe jashtë vendit, takimi i tij (si i pari klerik shqiptar) me papën në Vatikan, por edhe qëndrimi i tij kritik ndaj paaftësisë dhe mosnjohjes së problemeve tona (shqiptare) nga drejtues joshqiptare të klerit, i verboi këto të fundit, të cilët “gjetën shkelje” për të “marrë masa” ndaj heroit të kombit, të demokracisë e të kishës.

Shpirti dhe sedra e Dom Simonit, që nuk arritën t’i thyenin 26 vite të vështira burgu nën diktaturën më të egër të globit, u goditën nga padrejtësia e vendimit të pamerituar nga drejtuesit e arqipeshkvisë së Shkodrës, …për t’i hequr atij të drejtën e ushtrimit të disa shërbimeve fetare …, goditje që la një plagë të thellë e të pashërueshme tek ai. Atij që në strofullën e bishave kriminale të diktaturës, në burgun famëkeq të Burrelit, kremtonte meshën shenjtë për të gjithë të burgosurit, pa dallim feje, ju mohua e drejta që të shërbente në altarin e kishës. Edhe pse i gjymtuar nga makinacionet e “eprorve”, popullariteti i tij ndër njerzit e thjeshtë u rrit pa masë, mbasi çdokush ishte i bindur në personalitetin dhe karakterin e tij të drejtë. Drejtësia mund të vonojë por jo të humbasë.

Kush ishte Dom Simon Jubani?

ne_varrezat_rrmajit…. Linda në Shkoder me 5 mars 1927. Prindët e mi, Zefi dhe Çilja i falën kishës dhe atdheut një martir intelektual, Dom Lazer Jubanin, helmuar me arsenik nga policia sekrete komuniste me 1982… – shkruan ai në librin e tij autobiografik “BURGJET E MIA”…, si dhe Simonin e Kinin.

Dom Simoni, filloren e bëri në shkollën franceskane si dhe (pas mbylljes së saj) në gjimnazin e shtetit në Shkoder. Mbasi mbaron në Tiranë kursin për radiologji, fillon të punojë si radiolog në spitalin ushtarak të kryeqytetit. Në kohën e konfliktit me Greqinë, ai mobilizohet ushtar dhe dërgohet në front. Pas tre vitesh shërbimi ushtark kthehet në Shkoder dhe fillon të punojë në Sanatoriumin e qytetit si radiolog, ndërsa , …siç shprehet ai: …për ta mbajtë trupin në formë, fillova sportin që më pëlqente aq shumë: atletikën e lehtë e më pas edhe futbollin. Më pranuen menjëherë si anëtar i ekipit të Vllaznisë e, ma vonë, edhe të ekipit kombëtar të futbollit…

Në pritje të njerëzve në shtëpinë e tij

Për kënaqësinë e tij, në vitet 1957 (si gjakon) e 1958 (si prift) merr urdhërat e meshtarisë dhe dërgohet në Mirditë si famullitar, me qëllim të rindërtojë besimin dhe kishat e shkatrrueme nga dhuna komuniste.

“…Por ç’ka më pëlqente mue, …shkruen ai, …nuk i pëlqente komunistave, të cilët më vunë prangat e më banë me u nisë për një rrugë të gjatë e të mundimshme (drejt burgut të Burrelit), ku u mbylla për 26 vjet me rradhë, tue lanë kudo gjurmë gjaku… Në Burrel kam krye “Universitetin e Burgut Komunist”. Mësova me shkrue e me folë Latinisht, Greqisht, Italisht, Frengjisht, Anglisht që ma vonë më shërbyen me i ba miq Shqipnisë në tanë rruzullin toksor, tue i tregue se cka ka ndodhë në vendin tem, tue fitue kshtu epitetin “Profeti”…

simon jubaniMe autorin e shkrimit

Për sa i përket jetës së tij, vuajtjeve në burg, ai shprehet: …Nëse ndonjë piktori do t’i tekej me pikturue simbolikisht jetën teme, do t’i duhej me ble nji kalë bojë të zezë…

Ai u lirua nga burgu në sajë të perestrojkës dhe zhvillimeve politike në botë, me 13 prill 1989, së bashku me shumë klerikë të tjerë, duke i mbetur “borxh” Komitetit Qendror, 14 vite burgu. Të gjitha ato që e kanë njohur Domin, e dijnë që dita më e zezë e jetës së tij nuk ishte dita e arrestimit, por dita e vdekjes së nënës, e cila përjetoj për së gjalli vdekjen e të birit Dom Lazër Jubanit (të helmuem nga sigurimi) dhe zingjirët e roberisë së djalit të vogël Simonit.

Ditën e përvjetorit të meshës

Me kthimin e tij në liri, ai nis përpjekjet dhe bën një aktivitet të dendur për të rifilluar ushtrimin e lirë të fesë. Si rezultat i këmbënguljes dhe kurajos së tij qytetare, arrin që me 4 nandor 1990 të kremtojë Meshën e Parë publike në varrezat e Rrmajit të qytetit të Shkodres, në praninë e 200 – 300 besimtareve. Kjo meshë u pasua nga ajo e 11 nandorit, ku edhe pse nën represionin e terrorin e egër që ushtroi sigurimi dhe policia e rregjimit komunist, morën pjesë të gjithë qytetarët e Shkodres, pamvarsisht nga besimi. Kush nuk e kujton këtë ditë të shënuar për lirinë e besimit dhe të fjalës, ku Dom Simoni, edhe pse bëlbëzonte fizikisht, mbajti një fjalim të mirëpregatitur programatik, që do të thyente heshtjen 23 vjeçare.

foto3_dom_simoni_e_dom_lazri_nga_skulptori_ferid_kolaSiç shkruan ai në shenimet e tija: …jam i pari shqiptar, që pas Perestrojkes, së bashku me shumë përsonalitete të tjera botnore (senatorë, kongresmenë, ministra, Andreottin, mbretin e Belgjikës), jam thirrë në audiencë nga Papa Gjon Pali i dytë në Vatikan. Jam i pari klerik pa kurrfarë grade, që ftohet dy herë nga administrata amerikane në Ëashington, një herë nga parlamenti rus, një herë nga Spanja, Izraeli, Egjypti, Turqia, shumë herë nga Franca, Italia, Belgjika, Gjermania, ndërsa kam refuzue me vizitue Kinen, Taivanin, Meksiken, Argjentinen…

Gjatë punës së tij baritore, ai krijoj famullinë katolike të Spitenit, Kaftallit si dhe qendrën (fetare, kulturore, shëndetsore, sportive) të Kalivaçit. … Per me ruejte pamvarsine e mendimit, nuk kam pranue grada – tregon ai – … nuk pranova kurrë që prej altarit të kishës të bajshe politike, që t’i bajsha thirrje popullit të votonte për partinë në pushtet… Unë baj pjesë në partinë e të vorfënve, të masakruemve, të viktimave të së djeshmes e të së sotmes…

Kush lexon librin e tij autobiografik BURGJET E MIA, mund të krijojë një ide të plotë rreth botës së mbrendëshme shpirtërore e punës së pashoqe, që Dom Simon Jubani bëri për shoqërinë dhe popullin shqiptar. Edhe pse kurdoherë, …për guximin, idealizmin, atdhetarinë dhe qëndresën; ai për miqtë dhe popullin e thjeshtë… ishte një hero, …pat ndonjë keqdashës (edhe nga rradhët e kolegëve) që e etiketoj “i marri”…

Dom Simoni vdiq në moshën 84 vjeçare, me 12 korrik 2011, duke na lënë pas një trashëgimi të pasur arritjesh nga puna e tij, si dhe kujtimin e një figure të pashoqe, simbol i vuajtjes dhe qëndresës nga terrori i diktaturës komuniste. Për kalvarin e vuajtjeve, sakrificat, vetmohimin e tij, për atdheun dhe kishën katolike, mendoj që ai duhet t’i shtohet listës së martireve të kishës shqiptare.

SONY DSC
SONY DSC
Etiketa: Burgjet e mijaburgu i BurrelitDom Simon Jubanimesha e 4 nentoritPjeter Logorecivarrezat e Rrmajt

Të Lidhura

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

nga 27
23:13 | 29/03/2023
0

Luis Enrique “u pendua” që mori Ansu Fatin në Kupën e Botës në Katar, sipas gazetarit Jose Felix Diaz të...

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

nga 27
23:09 | 29/03/2023
0

Një alternativë interesante ndaj shenjave të zodiakut dhe domethënies së tyre, është data juaj e lindjes. Pikërisht, numerologjia e datës...

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

nga 27
22:57 | 29/03/2023
0

Pyesni se çfarë ngjyrash nuk duhet të vishni në një dasmë? Këtu është një listë e ngjyrave që të ftuarit...

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

nga 27
22:45 | 29/03/2023
0

Sulmet në zemër kërcënojnë jetën e shumë njerëzve pavarësisht moshës. Formimi i pllakës në strukturën yndyrore në enët që ushqejnë...

Para
Nishani takim me konstitucionalistë, ekspertë dhe akademikë

Nishani takim me konstitucionalistë, ekspertë dhe akademikë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

23:13 | 29/03/2023
Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

23:09 | 29/03/2023
Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

22:57 | 29/03/2023
7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

22:45 | 29/03/2023
Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

22:29 | 29/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –
  • Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –
  • 7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –
  • Lamborghini prezanton një supermakinë të re –
  • Me këto 10 pije i thoni “lamtumirë” migrenës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com