Mjeku shqiptar i infektuar me Covid-19: U shtrova te Infektivi, “ferri” ku jeta dhe vdekja kishin kufirin më të hollë se fija e perit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku shqiptar i infektuar me Covid-19: U shtrova te Infektivi, “ferri” ku jeta dhe vdekja kishin kufirin më të hollë se fija e perit

18:25 | 07/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Mjeku Shefki Meta është një prej personave të infektuar me Covid-19, por që tashmë fatmirëisht e ka kaluar pjesën më të rëndë të përballjes me sëmundjen. Pas dy tamponëve negativë, mjeku tanimë vazhdon mjekimet në shtëpinë e tij.

Në një shkrim të bërë në profilin e tij, mjeku Shefki Meta shpjegon gjerë e gjatë të gjitha peripecitë e infeksionit.

“Përballja e parë në spital ishte një kujdes i menjëhershëm nga stafi që punonte aty. Unë isha mjeku që kërkoja ndihmë dhe jetë, ndërsa rreth e rrotull shumë të tjerë lëngonin dhe luftonin me jetën. Isha futur në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit. Në ato çaste në kokë mu rrotullua jeta ime që herë më vinte si mirazh dhe herë si keqardhje që mund të largohesha nga kjo botë, pa pritur e pa kujtuar. Një situatë e paimagjinueshme”, shkruan ai ndër të tjera.

Lexoni shkrimin e plotë:

UNË DO TA “MPOSHT” COVID-in!

Kisha rreth katër muaj që në shtëpi kthehesha dhe shikohesha si “armik”, pasi çdo ditë përballesha me të panjohurën. Nuk kam bërë asnjë ditë pushim por ju kam shërbyer njerëzve pa asnjë lloj kufizimi, gjithmonë duke patur parasysh masat e duhura mbrojtëse. Çdo ditë jam kthyer në familje dhe jam sjellë si të isha një njeri i infektuar me Covid-19 dhe i “gatshëm” në çdo çast tja transmetoja dhe familjes time. Ky ankth më shoqëroi mua dhe familjen vazhdimisht deri sa një ditë u ktheva në shtëpi shumë i lodhur dhe me temperaturë.

Nuk doja ta besoja se tek une kishte ndodhur ajo që nuk doja të ndodhte kurrë. Më kot u mundova të fshihem pas vetes, duke qenë mjek kuptoja dhe kuptova çdo gjë. Tamponi pozitiv për Covid-19 ishte sa për ti vënë kapakun. Gjendja ime erdhi duke u renduar, virusi i pabesë nuk kishte të ndalur. Ai po më zinte frymën dhe po më çorodiste mendjen. Nuk kishte rrugë tjetër, në atë prag mëngjesi të ditës së diele datë 28 Qershor 2020 veçse të telefonoja së pari shokun dhe mikun tim të ngushtë Dr.Ramazan Balla, i cili atë natë ishte në shërbimin e urgjencës.

Ai më këshilloi që të marr 127, dhe ashtu bëra. Dr. Shefkiu jam, u prezantova. Kam nevojë të shtrohem në spital pasi nuk mundem më. Fryma po më merrej dhe kisha gjendje të fikëti. Zëri pas telefonit mu përgjigj se për pesë minuta jemi aty…dhe ashtu ndodhi. Për herë të parë në jetën time u shtrova në një spital dhe pikërisht në spitalin infektiv. Në atë spital ku përpara dyzet e ca vitesh kisha qenë si student. Përballja e parë në spital ishte një kujdes i menjëhershëm nga stafi që punonte aty. Unë isha mjeku që kërkoja ndihmë dhe jetë, ndërsa rreth e rrotull shumë të tjerë lëngonin dhe luftonin me jetën. Isha futur në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit.

Në ato çaste në kokë mu rrotullua jeta ime që herë më vinte si mirazh dhe herë si keqardhje që mund të largohesha nga kjo botë, pa pritur e pa kujtuar. Një situatë e paimagjinueshme. Në ato momente të qëndrimit aty, nuk ja mësova dot emrin një infermieri të jashtëzakonshëm që nuk e kishte babain, i cili luftonte me një të sëmurë, duke e kthyer herë pas here në jetë. Më shtruan në katin e dytë të dhoma 10/2 bashkë me krutanin Shpend i cili ka qenë për mua një njeri me zemër të madhe. Ai merrte frymë me oksigjen por më motivoi për të gjitha ditët e qëndrimit në spital. I kemi dhënë kurajo pa fund njëri-tjetrit.

Vetëm kur je aty brenda në spital kupton se çfarë ndodh, një gjë e jashtëzakonshme, një situatë e paprecedentë. Dhoma të mbushura plot me pacientë, të shkujdesur, të zhveshur nga vapa, që rënkojnë dhe kërkojnë ndihmë. Nëpër koridore vraponin pa pushim, ato, heroinat dhe heronjtë e vërtetë, personeli shëndetësor, infermieret dhe infermierër, që kurrë ditë e natë nuk u lodhën megjithëse të mbuluar me atë veshje shumë të rëndë e cila të zë frymën. Në sytë e tyre kam lexuar vetëm shpresë. Ata ishin të jashtëzakonshëm, mbinjerëz. Jam infermieri i Profesor Arben Gjatës më tha njëri, tjetra më tha se vinte nga një repart tjetër kirurgjikal, e kështu me rradhë.

Zërat e tyre si cicërimat e zogjve harmonizoheshin gjatë gjithë natës duke ju shërbyer të gjithë pacientëve pa përjashtim. Pa diskutim që mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT janë të gjithë Heronj por, në veçanti profesoreshë Najada Çomo është “Nënëtereza” e këtyre ditëve, nga më të vështirat që po përballet ai spital. Dora e saj e ngohtë, prekte dy herë në ditë pacientët. Ritheksoj dhe një herë se heronjtë e vërtetë të kësaj lufte të paprecedentë, me këtë virus të tmerrshëm janë ata djem dhe vajza që kanë vënë shpirtin e tyre aty ku jeta lufton me veten e saj.

Njëra nga ato ishte me kollë, por e përfundoi turnin pa u ankuar asnjëherë. Mirënjohje e madhe për sanitaret, heroina të vërteta. Kam parë nën veshjen e trashë se si u kullonte djersa dhe përmbushnin pa asnjë ankesë detyrën e tyre. “Jetova” ato ditë në spital, ato ditë ferri, të papërshkrueshme në jetën time, si të ishin shekuj. E ndërsa gjendja ime pothuajse vazhdonte të ishte e rënduar, një dorë magjike, dora e Profesoreshë Najadës më përshkoi ballin, më preku nga duart dhe më tha: “Dr. Shefkiu, ti sot do të bësh tamponin dhe do të dalësh nga spitali, mjekimet do ti bësh në shtëpi”. Për momentin nuk po e besoja si mund të dilja pasi ndihesha akoma keq. Vendimi i saj duhej respektuar, si kolege, si shoqe, si profesioniste.

Atë darkë u gjenda në shtëpi ku vazhdoj akoma edhe sot që ndihem më mirë. Po luftoj akoma. Them se ja dola. Por do të kisha një apel për të gjithë ju, si mjek, si njeri që provova mbi kurrizin tim se çdo të thotë të sëmuresh nga Covid-19. Unë “armiku” i përditshëm familjes time, nuk munda të ndaloj infektimin me gjithë masat që jam munduar të zbatoj. Si një person që u bëra dëshmitar i këtij virusi të tmerrshëm apeloj për të gjithë njerëzit kudo qofshin: Nuk ka shtet që tju mbrojë nga Covid-19. Duhet të ruheni vetë. Ruajeni veten, familjen, të afërmit dhe gjithë të tjerët. Vetëm një front i përbashkët pa “të çara” mund të bëjë diçka. Sistemi Shëndetësor në këtë lloj infeksioni është dhe bëhet shumë i brishtë, aq sa mund të bëhet gjithnjë e më i pafuqishëm që të përballojë gjithë fluksin e të sëmurëve që mund të paraqiten. Sistemi shëndetësor ka limitet e tij.

Të rëndësishme janë burimet njerëzore, pasuria më e madhe, sidomos në këto momente. Edhe ato duhen ruajtur me qëllim që gjërat të funksionojnë sa më normalisht. Në përfundim, e vetmja armë për tu përballur me këtë virus të tmerrshëm është vetëmbrojtja dhe vetëm vetëmbrojtja. Mirënjohje dhe vetëm shpresë për të gjithë.

Etiketa: COVID-19KoronavirusiMjeku Shefki MetaSpitali Infektiv

Të Lidhura

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Para
Pas Thaçit dhe Veselit, Gjykata Speciale thërret një tjetër ish-luftëtar të UÇK

Pas Thaçit dhe Veselit, Gjykata Speciale thërret një tjetër ish-luftëtar të UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com