Mjegulla dhe lagështira në rrugë bën që të përmbyset kamioni në ‘Rrugën e Kombit’, malli shpërndahet i gjithi përtokë

0
180

Dy aksidente rrugore janë shënuar ditën e sotme në ‘Rrugën e Kombit’, ku si pasojë e reshjeve intensive të dëborës dy mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në segmentin tuneli Kalimashit-Dukagjin.

Mësohet se krahas motit të keq shkak për aksidentet është bërë edhe mjegulla e dendur e cila ka vështirësuar lëvizjen e shoferëve në këtë aks.

Njëri nga kamionët e përmbysur plotësisht duke bërë që i gjithë malli që ndodhej në të, të dalë në rrugë.

Ndërkohë kompania koncensionare po bën pastrimin e rrugës. Fatmirësisht nga dy aksidentet në fjalë veç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.