Miqësorja mes Shqipërisë dhe Bosnjës e cila nisi në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ka nisur me golin e avantazhit për boshnjakët në minutën e 7 të ndeshjes.
Aliji shkakton penallti dhe Edin Xheko mposht Strakoshën nga pika e bardhë. Goli i 50-të në Kombëtare për kapitenin boshnjak.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biasi ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin kundër Bosnjës. De Biasi ka zgjedhur skemën 4-5-1, ku Hyka dhe Llullaku në krahë do të mbështesin shkodranin Bekim Balaj në sulm.