Kombëtarja shqiptare U-16 o të nisë sot përgatitjet për dy miqësoret me Malin e Zi U-16 të programuara për t’u luajtur në datat 7 dhe 9 dhjetor, ndërkohë që trajneri i ekipit kuqezi Agron Kërçova ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për këto teste.
Që të gjithë janë lojtarë të vitlindjes 2007, ndërsa 10 prej tyre aktivizohen në klube të huaja, më së shumti nga Italia. Bëhet fjalë për një pjesë të lojtarëve që janë testuar në Kombëtaren U-15 më parë, ashtu sikurse ka edhe lojtarë që janë testuar nëpër seleksionime të ndryshme.
Lojtarët që do të arrijnë të bindin stafin teknik do të jenë gati për të kaluar edhe në Kombëtaren U-17 së shpejti. Madje ndonjë element mund të jetë i vlefshëm edhe për fazën Elite Round të Kampionatit Europian të moshës U-17 që do të zhvillohet në muajin mars. Në listë ka edhe lojtarë që paraqesin perspektivë të shkëlqyer dhe premtojnë shumë për të ardhmen.
Skuadra do të nisë sot grumbullimin në Durrës dhe nesër do të spostohet në Shkodër për të vijuar përgatitjet atje. Të mërkurën, datë 7 dhjetor, Kombëtarja U-16 do të mbërrijë në Podgoricë, aty ku në ambientet e kompleksit të Federatës Malazeze të Futbollit do të zhvillojë miqësoren e parë, duke nisur nga ora 13:00.
Pas ndeshjes së parë Kombëtarja U-16 do të kthehet në Shkodër për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë që do të luhet më datë 9 dhjetor në stadiumin “Reshit Rusi” në ora 12:00.
Këto dy miqësore janë një mundësi shumë të mirë për trajnerin Agron Kërçova dhe stafin kuqezi për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e kësaj grupmoshe, të cilët pritet të përbëjnë edhe boshtin e ri të ekipit kombëtar U-17 për sezonin e ardhshëm.