Ministria publikon shifrat: Rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, 6 persona humbin jetën nga koronavirusi

Duhet të lëçisni

Kosova bojkoton Lojrat Olimpike në Pekin

Kosova ka bojkotuar Lojrat Olimpike në Pekin. Mësohet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Këshilltari...

Sanksionet e SHBA, reagon Vuçiç: Nuk është asgjë e re, s’ka akuza serioze

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi Millan Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç dhe 11 persona të tjerë , të gjithë serbë nga veriu i Kosovës,...

Dita e Rinisë, Basha: Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, jemi të barabartë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale momente nga organizimi i sotëm për Ditën e Rinisë. Ndër të tjera, kryedemokrati thekson...

COVID-19, Infektohen 346 qytetarë, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 346 të infektuar. Në raportimin ditor të rasteve bëhet e ditur se si pasojë e...

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat e COVID-19 në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht 6 persona nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 2210 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë.

Nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2210 testime, 550 të shëruar, 503 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         503

Të shëruar në 24 orë      550

Të shtruar në spitale      337

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              2210

Testime totale            245,253

Raste pozitive            54,317

Raste të shëruara       29,799

Raste Aktive              23,401

Humbje jete               1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13000

Fier            1607

Shkodër   1309

Durrës           1274

Vlorë             1077

Korçë    1008

Elbasan        906

Berat      883

Lezhë     875

Gjirokastër  527

Kukës    502

Dibër     433

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Kosova bojkoton Lojrat Olimpike në Pekin

Kosova ka bojkotuar Lojrat Olimpike në Pekin. Mësohet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Këshilltari...

Sanksionet e SHBA, reagon Vuçiç: Nuk është asgjë e re, s’ka akuza serioze

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi Millan Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç dhe 11 persona të tjerë , të gjithë serbë nga veriu i Kosovës,...

Dita e Rinisë, Basha: Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, jemi të barabartë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale momente nga organizimi i sotëm për Ditën e Rinisë. Ndër të tjera, kryedemokrati thekson...

COVID-19, Infektohen 346 qytetarë, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 346 të infektuar. Në raportimin ditor të rasteve bëhet e ditur se si pasojë e...

Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçari në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së mërkurës. Bëhet e ditur se rreth orës 17.00 në Tërbish ka rënë disa...