Ndërsa festat e fundvitit po afrojnë dhe për shumë njerëz shqetësim është zbukurimi i ballkoneve dhe shtëpive, për të tjerë efektet e përmbytjeve të ditëve të shkuara janë ende prezente.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të kërkojë ndihmë përmes mesazheve mbi situatën e familjeve të përmbytura në vend.
“Dërgoni një mesazh në 55355 (120 lekë/sms) për të dhënë kontributin tuaj në ndihmë të familjeve dhe individëve të prekur nga përmbytjet. Ministria e Shëndetësisë”, është ky mesazhi i dërguar.