Rritet numri i personave që humbin jetën nga gripi, shkon në 7
Virusi i gripit AH3N2 u ka marrë jetën edhe dy persona të tjerë këtë të martë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një nga viktimat është një grua 82-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Ndërsa viktima tjetër është një grua, e moshës 71 vjeç, që ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës.
Me këto dy raste shkon në shtatë numri i vktimave të cilët kanë humbur jetën si pasojë e virusit të gripit AH3N.
Jo më larg se disa orë më parë Ministria e Shendetësisë konfirmoi se edhe një fëmijë tre vjeç humbi jetën pasi ishte prekur nga virusi i gripit.