Ministria e Kulturës reagon për topin, ndërsa ka një sekuestro të Përmbarimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Kulturës reagon për topin, ndërsa ka një sekuestro të Përmbarimit

17:25 | 05/03/2017
në Shqiperi
0

Pas reagimeve të ashpra të aktivistëve të trashëgimisë kulturore dhe së fundi të politikës, Ministria e Kulturës sqaron ku shkoi topi i tërhequr me vinç nga rrënojat, ku po hidhet beton për ndërtimin e Sheshit “Veliera” në Durrës.

Megjithëse ka një sekuestro të vendosur mbi këtë shesh nga Përmbarimi, Ministria sqaron në një deklaratë, përse e theu këtë masë të rreptë sigurie.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare për rrënojat e Perandorit August, ndërsa Vangjush Dako vazhdon me këmbëngulje ngritjen e veprës së tij të betonit, e cila varros historinë e lashtë të qytetit që ai drejton prej kaq vitesh.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Më poshtë deklarata e Ministrisë së Kulturës:

Në respekt të opinionit publik dhe detyrimit për informimin e tij, lidhur me reagimet e imazhet që kanë qarkulluar sot në media për gërmimet arkeologjike që po zhvillohen pranë projektit të mbikalimit në Durrës, Ministria e Kulturës sqaron se: 

Gërmimet arkeologjike, dokumentimi dhe transporti i objekteve  arkeologjike në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, po realizohen në zbatim të vendimit Nr. 31 datë 01.03.2017 të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, specifikisht pika II dhe V e tij, ku përcaktohet kryerja e gërmimeve arkeologjike nga Instituti i Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Durrës, për gjurmimin e linjës periferike perëndimore të bastionit, të zbuluar nga sondazhi arkeologjik, përgjatë Bulevardit “Epidamn”, deri në pikëtakimin me murin bizantin, me qëllim evidentimin  e planimetrisë ndërtimore të tij.

Në po këtë vendim të para tri ditëve kërkohet qartësisht se të gjitha gjetjet arkeologjike të cilat do të dalin, të dokumentohen dhe më pas të depozitohen pranë Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Të gjitha proceset arkeologjike po kryhen nga Instituti i Arkeologjisë, i cili njëkohësisht është edhe institucioni më i lartë në  vend i specializuar për kërkime shkencore në fushën e arkeologjisë.

Gjithashtu e gjejmë me vend të sqarojmë se:

– Topi që shihet në fotot e bëra publike nuk është strukturë arkeologjike apo rrënojë.

– Topi dhe gjylet e tjera janë objekte të lëvizshme të kulturës materiale dhe si të tilla nuk mund të qëndrojnë në vendin, ku zbulohen, por duhet të lëvizen drejt muzeut.

– Pesha e madhe e Topit, e bënte të detyrueshme përdorimin  e një krahu eskavatori, për ta ngritur.

– Topi u lidh me një zinxhir me veshje plastike për të mos e dëmtuar dhe  më pas u transferua drejt muzeut arkeologjik për t’u trajtuar më tej dhe më pas të bëhet i ekspozueshëm, në zbatim të vendimit të mësipërm të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Bashkëngjitur fotot e dy Topave dhe Gjyleve që janë gjetur gjatë gërmimit arkeologjik të muajit shkurt, tashmë të vendosura në Muzeun Arkeologjik në Durrës për trajtim të mëtejshëm.

Etiketa: Bulevardi “Epidamn”eskavatoriMinistria e kulturesMuzeu ArkeologjikPërmbarimisekuestroVangjush Dako

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Mesila Doda: Vangjush Dako xhahili i Durrësit (film)

Mesila Doda: Vangjush Dako xhahili i Durrësit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com