Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko ka konfirmuar për Ora News se nuk ka shtetas nga Republika e Shqipërisë mes viktimave nga sulmi në Mynih.
Kuko: Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet gjermane dhe deri në këto momente nuk ka qytetarë të Republikës së Shqipërisë mes viktimave. Unë përfitoj nga rasti ti përcjell ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave nga Kosova.
Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar se nuk ka shqiptarë mes viktimave nga sulmi në Mynih.
Mininistria e Jashtme deklaron se “autoritetet gjermane i kanë konfirmuar oficerit tonë të ndërlidhjes në ministrinë e Brendshme se nuk ka qytetarë shqiptare në mesin e viktimave të ngjarjes së djeshme në Mynih”.
Nga sulmi me armë zjarri në Mynih, humën jetën 9 persona, ku tre prej tyre janë nga Kosova, një djalë dhe dy vajza.