Është pezulluar nga detyra sekretarja e përgjithshme ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha.
Urdhri është dhënë nga Ministri teknik i Drejtësisë, nga rradhët e PD-së Gazment Bardhi. Shkak për pezullimin e saj është bërë pjesëmarrja si kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit.
Juliana Hoxha mësohet se kandidon me Partinë Socialiste dhe është e 24-ta në listën e deputetëve në qarkun e Tiranës.