Ministri buzagaz – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri buzagaz

10:00 | 16/02/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Në fundvitin që shkoi ndërroi jetë një nga njerëzit më me rëndësi të Shqipërisë të këtij çerekshekulli. Meqë nuk dëshiroj të hyj në intimitetin e familjarëve nuk po e them emrin e të ndjerit. Në ditët e fundit të jetës ky personalitet po vuante në një nga spitalet publike të Tiranës. Interesi ishte i madh jo vetëm nga familja, miqësia, por edhe qeveria. Vetë Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë e vizitoi të sëmurin dhe u tha familjarëve që mos të shqetësoheshin, sepse ai do të merrte gjithë mjekimin e duhur, nuk do t’i mungonte asgjë dhe për të do të bëhej e pamundura. Pikërisht, tek u fliste të afërmëve duhet pranuar që i qetësoi disi dhe u fali do dekika optimizëm. Pa mbaruar mirë kjo bisedë një infermiere i shkoi vëllait të të sëmurit dhe i tha se duhej të blente në farmacitë private aksh ilaç, sepse spitali nuk kishte barna të tilla. Kuptohet si janë ndjerë ata që sapo dëgjuan ministrin t’u premtonte se nuk do i mungonte asgjë. Në spital sot e kësaj dite vazhdojnë të sëmurët që ministri nuk ka mundësi t’i vizitojë. Të afërmit e tyre organizojnë turne për të qenë të gatshëm të blejnë ilaçe si ditën, po aq dhe natën për të dashurit e tyre të sëmurë.

Dje, ministri vizitoi Dispancerinë, sepse atje u vendos aparati i radiografisë. Ai u takua me mjekë, infermierë e të sëmurë dhe askush nuk pati ankesa për të. Ministri është shfaqur sërish komunikues me njerëzit aty rrotull, madje është përkulur mjaft të dëgjojë të moshuarit, pasi gjatësia në këtë rast nuk e ndihmon.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ilir Beqja është padyshim njeriu më i sulmuar politikisht në qeverinë e Edi Ramës. Ky i fundit ka marrë përsipër ta përballojë vetë sulmin që i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë. Brenda 10 ditësh ai e ka mbrojtur dy herë Beqen publikisht. Kjo rrëfen sa i rëndësishëm është në jetën politike të kryeministrit ky njeri. Po kështu, për të sfiduar kritikët Edi Rama ka ngarkuar pikërisht më të sulmuarin të hartojë raportin për punën tre vjeçare të qeverisë.

Në pikëpamjen e ngulmimit Edi Rama nuk ndryshon në këtë këndvështrim nga parardhësit e tij që aq shumë i ka shpotitur. Ka promovuar dhe ka mbrojtur më të sulmuarit, më të akuzuarit. Kjo lloj sjellje është rrjedhojë e mentalitetit lindor të klasës sonë politike. Problem është se sa më shumë e mbron Edi Rama ministrin e tij, aq më shumë shtohen gojët e liga që Ilir Beqja ka me kë i ndan si përfitimet, si dhe namin e keq.

Megjithatë, turnet e të afërmëve tash janë një normë tre vjeçare dhe ajo infermierja që kërkon ilaçe se spitali nuk ka, i ka ardhur shpirti në majë të hundës, por të sëmurit asgjë nuk duhet t’i mungojë, sepse kështu thotë dhe ministri.

Etiketa: DispanceriaEnkel Demiilir beqjainfermierëministër i Shëndetësisëmjekëtë sëmurë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kosovë, arrestohet deputeti i VV, Glauk Konjufca

Kosovë, arrestohet deputeti i VV, Glauk Konjufca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com