Arben Ahmetaj, Ministri i Financave ka deklaruar se institucioni i drejtuar prej tij ka në proçes një paketë të detajuar të thjeshtësimit të proçedurave, që shkojnë në favor të biznesit.
Në një deklaratë për mediat, Ahmetaj është shprehur se “Javën e ardhshme ligji do t’i sillet Parlamentit dhe besoj se do të kalojë shpejt”, ka thënë Ahmetaj
Ministri ka bërë me dije se, bizneset e reja të regjistruara kanë një shifër vazhdimisht në rritje, ndërsa ka shtuar se, në fushatën kundër informalitetit MF ka lançuar një spot që tregon rëndësinë e kuponit.