• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazmend Kapllani: Minifunde, Coca-Cola, mirëqenie

22:36 | 04/02/2016
në Uncategorized
0

Gazmend Kapllani botohet në Itali me aventurën e refugjatit në Greqi

Në vitin 1991, përfunduan 45 vjet diktaturë klaustrofobike, mijëra shqiptarë kaluan përtej kufirit grek të bindur se imazhet e televizioneve perëndimore, të kapur në mënyrë të fshehtë për vite, janë realiteti në “tokën e premtuar” te kushërinjtë grekë. Me librin “Ditar i shkurtër nga kufiri”, i cili sapo është përkthyer në italisht nga “Del Veçhio EDITORE”, Gazmend Kapllani, rrëfen me ironi sesi brezi i parë i emigrantëve shqiptarë, ka fantazuar dhe më pas ka jetuar “arratisjen e madhe” në Greqi.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Në fakt, romani i Gazmend Kapllanit vazhdimisht gërsheton përvojën e tij personale me reflektimet e emigrimit afatgjatë dhe kufijtë. Kapllani është është larguar nga atdheu në këmbë në janar të vitit 1991, për t’i shpëtuar persekutimit nga shërbimet sekrete komuniste. Në Greqi, ai ka punuar si murator, kuzhinier, shitës rruge. Më pas ai u diplomua në Athinë dhe ka përfunduar doktoraturën me një temë që flet për imazhin e shqiptarëve në shtypin grek. Kapllani tani jep mësim në disa universitete në Evropë dhe SHBA. Ai lindi në Lushnje në vitin 1967, vit në të cilin regjimi komunist shpalli ndalimin e çdo kulti fetar dhe në Kushtetutë futi përkufizimin e të parit “shtet ateist” në botë.

Pas luftës, diktatura e Enver Hoxhës ishte më e ashpra në Europë; gjithë përsosja e botës ishte përmbyllur në 28 mijë kilometra katrorë, aq sa është sipërfaqja e Shqipërisë. “Mësuesit në shkollë, shkruan autori, nuk ndaleshin duke na thënë se shqiptarët ishin një popull i zgjedhur. Dhe krerët e popujve të zgjedhur kanë dy detyrime: së pari, të urrejnë gjithçka që nuk i përket, dhe të jenë gjithmonë të lumtur. Në një regjim totalitar me qenë i lumtur është një detyrë dhe jo një çështje e zgjedhjes ose fat. Të shprehësh pakënaqësi është një gjest i dyshimtë.”

Kjo mund të sillte akuza për akte reaksionare dhe ide borgjeze, dhe mund të kishe fundin e lebrozëve në Mesjetë.

 

Në klasën e dytë fillore, Gazmendi vë në rrezik të madh familjen e tij, kur bie në kurthin e sekretares së partisë, të cilës i tregon se prindërit shikojnë kanale të huaja. Ndërsa në shkollë të mesme, klasa shkon në një udhëtim në Sarandë. Atje, nga bregu jugor i Shqipërisë shikoheshin dritat e qyteteve greke dhe italiane: “Kushedi si është bota atje?”, ishte pyetja që bënin të gjithë duke fantazuar për pishina, televizorë me ngjyra, vajza të bukura, pa kile të tepërta, apo tabu.

“Atje vajzat janë të lira, të vardisen vetë”, thotë një adoleshent.

“Atje djem është liria, siç ju kam thënë dhe të gjithë bëjnë seks”, ia priste një tjetër.

Kur ndonjë vajzë pyeste në mënyrë të pafajshme profesorin që i shoqëronte se përse qytetet e kapitalistëve janë plot me drita, ndërsa atyre iu është thënë se “atje” proletarët po vdesin urie dhe jetojnë në baraka të errëta, mësuesi i ndërsehet nxënëses: “Mesa duket disa prej jush në vend që të flenë dhe të rikuperojnë forcat për të luftuar kundër armikut të klasave, rrijnë zgjuar dhe shikojnë dritat e grekëve monarkistë dhe fashistë.”

Në ato vite, kush dyshohej se dëshironte që të emigronte, rrezikonte që të vritej. Ashtu siç i ndodhi Arturit, që tentoi arratinë natën e Vitit të Ri.

Ndërkohë rregjimi, i cili në vitet ‘70 ishte prishur me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e Lindjes, sepse i akuzonte se kishin tradhëtuar stalinizmin, izolohet akoma më shumë. Në 1978 prishet edhe me Kinën dhe mban marrëdhënie diplomatike vetëm me Vietnamin, ndërsa Enver Hoxha vendos të ndërtojë 700 mijë bunkerë në të gjithë vendin, 1 për çdo 4 banorë, masë kjo për t’i futur frikën armiqve të jashtëm. Në këtë pikë rikthehet ironia e Kapllanit: “Ato simbole të luftës u bënë vendstrehimet e preferuara të çifteve të dashuruara që në një farë mënyrë fituan mbi paranojën e rregjimit. Nga deti nuk vijnë armiq, por shishe bosh Coca Cola dhe kartona detersivësh.”

Në vitin 1991, kur papritur kthehet liria dhe Amnesty International numëronte 31 kampe pune të detyruar, turma shqiptarësh vunë në praktikë atë që kishin ëndërruar prej kohësh; më 7 mars, brenda pak orëve, 27 mijë persona arritën në Portin e Brindisit, Italia jeton vitin e parë të madh të zbarkimeve. Gazmendi dhe shumë të tjerë zgjedhin ndërkohë që të kalojnë me këmbë kufirin me Greqinë në mënyrë klandestine. Tetë ditë udhëtim. Shpërblimi për trafikantin që njeh shtigjet shkon në 300 dollarë për kokë. Kush kthehet, riprovon, derisa t’ia dalë. Në tregimin për kufirin nuk mungon ai i vajzës që ikën nga fshati i saj, sepse dëshironte që të bëhej aktore, e cila përdhunohet nga trafikanti.

Pasi hyn në tokën e premtuar Gazmendi dhe të rinjtë e tjerë nuk gjetën as vajzat e gatshme, as mirëseardhjen e ngrohtë që kishin imagjinuar se do të kishin nga kushërinjtë grekë. Përkundrazi ata dërgohen në një qendër strehimi të përkohshme në një qytet të vogël kufitar. Liria e ëndërruar përlyhet me shkopin e një polici nervoz, me bukën e hedhur nëpër kafaze si të ishin kafshë, me punën e nënpaguar dhe të shfrytëzuar, në mbishkrimin “hyrja lejohet vetëm për grekët” që njëri prej djemve lexon në një shtëpi publike në Metaxourghìo. Por, aty sheh kushërirën. Rrëfimi ndjek lëvizjet e të rinjve që u bënë miq, megjithëse ditën e parë që kaluan kufirin as nuk njiheshin për fëtyrë, mes pleqve që iu ofrojnë nga një gotë ujë dhe një emigranti që është bërë gaztori i grekëve, sepse është i bindur për origjinën shqiptare të Xhorxh Bushit dhe hiqet si nipi i tij. Marengleni, emër i zakonshëm në Shqipëri, i formuar nga bashkimi i Marks-Engels-Lenin është përsonazhi më dëfryes. I ashtëquajturi “djali i seksit” sapo hyn në Greqi mbetet i tronditur nga fakti që televizioni me ngjyra nuk transmeton programe seksi, ashtu siç ai kishte imagjinuar për vite të tëra. Shumë e bukur edhe skena me një barist grek që i bën një skenë sherri shqiptarit, sepse i kishte bërë ndotur me pak urinë banjon.

“Në djall komunizmi, nuk mësuam as si bëhet shurra”, thotë djali.

Marrë me shkurtime nga “Corrire della Sera”

Etiketa: Bashkimi SovjetikbunkeretCoca ColaCorriere della SeraDel Vechio EDITOREDitar i shkurtër nga kufiriemigrimi ne Greqienver hoxhaGazmend Kapllanirefugjatet

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
“Të degjeneruar”/ Sulmoi dhe fyeu gazetarët, ja çfarë ligjesh theu policja me gjarpër në Elbasan

Kontrabanda e alkolit në Arabinë Saudite

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com