Miniera e vdekjes…socialistët e opozita heshtin, sepse flet paraja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miniera e vdekjes…socialistët e opozita heshtin, sepse flet paraja

13:31 | 30/05/2018
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri

Më kujtohen shumë mirë daljet publike të deputetëve socialistë, kur ishin në opozitë, sa herë që në minierën e Bulqizës ndodhte aksident. Me tone të ndjera për minatorët që humbnin jetën, por tone zemërimi ndaj qeverisë së Sali Berishës ata kërkonin drejtësi. Dhe bënin mirë.

Atëherë disa nga ata deputetë i kam ndihmuar edhe vetë me materiale dhe dokumenta që tregonin se si ishin favorizuar investitorët në kurriz të punonjësve. Se si bizneset që shfrytëzonin minierat privatizonin fitimet e pasurisë publike, por nuk respektonin planin e detyrueshëm të investimeve as për minierën as për kushtet e sigurisë në punë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kohët ndryshuan për të gjithë, por në kahe të kundërta. Për deputetët socialistë ndryshuan për mirë. Ata u bënë ministra, shtinë duart në pasuritë e vendit. Për minatorët, ndryshuan për keq.

Në 6 muajt e fundit, në minierat e Bulqizës kanë ndodhur aksidente thuajse çdo javë më një ritëm të paprecedentë ndonjëherë më parë. Por, tonet e deputetëve socialistë nuk janë më të ndjera dhe as të zemëruara. Ato janë bërë të heshtura. Deri diku kjo është e kuptueshme. Ky është ai rasti, kur hesht njeriu, por flet paraja.

Ajo që nuk kuptoj dot është heshtja e opozitës. Pse nuk flet opozita? Jo me tone të ndjera dhe të zemëruara si socialistët dikur, se ndoshta është shumë, por të paktën të pyesë: “Pse vriten minatorët?”. Por, me sa duket opozita nuk flet dot. Arsyen nuk e dimë, por nuk e kemi të vështirë ta marrim me mend. Kur flet paraja, njerëzit heshtin.

John Adams dikur tha: “Kur pushteti ekonomik përqëndrohet në pak duar, atëherë edhe pushteti politik shkon pikërisht tek ato duar.”

Etiketa: BulqizeKlodian Tomorriminiereopozitasocialiste

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mëngjeset në Vorë (Film)

Mëngjeset në Vorë (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja –

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja –

10:01 | 21/02/2026
Diskutuam për forcimin e aleancës sonë –

Diskutuam për forcimin e aleancës sonë –

09:57 | 21/02/2026
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret –

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret –

09:43 | 21/02/2026
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret –

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret –

09:29 | 21/02/2026
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital –

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital –

09:05 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja –
  • Diskutuam për forcimin e aleancës sonë –
  • Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret –
  • Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret –
  • Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital –
  • Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja –
  • Diskutuam për forcimin e aleancës sonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com