• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona për stadiumet e të rinjtë, Komiteti Ekzekutiv me vendime “big”

11:22 | 04/08/2022
në Sport
0

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik në Shqipëri.

Si fillim anëtarët e KE-së diskutuan propozimin për rregulloret e kompeticioneve që organizon FSHF për sezonin 2022/2023 e më konkretisht kampionatet Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, Kategoria Superiore U-21, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19. Pas diskutimeve rregulloret e reja për këto kampionate janë miratuar, ashtu si manualin e delegatit, një dokument themelor mbi organizimin e garave futbollistike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky dokument është përgatitur nga Departamenti i Garave në FSHF në kuadër të synimeve për të përmirësuar gjithmonë e më shumë organizimin në të mirë të ndeshjeve në vend.

Lexo edhe

Talent i ri në peshëngritje, Enkileda Carja fiton tri medalje në Europian

Futbollisti më i mirë i vitit, UEFA shpall të nominuarit

FIFA merr vendimin, Botërori nis një ditë më parë me Katarin në fushë

Në kuadër të politikave të futbollit për nxitjen e aktivizimit të lojtarëve të rinj dhe promovimit të tyre në ekipet profesioniste, Komisioni i Posaçëm i Përkohshëm për “Reformimin e Rregulloreve te Federatës Shqiptare te Futbollit” në bashkëpunim me Departamentin e Garave të FSHF propozoi krijimin e një sistemi incentivimi financiar për klubet e Kategorisë së Parë për lojtarët e grup-moshës 16-21 vjeç. Ky propozim u miratua unanimisht dhe besohet që do të ketë një impakt të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimit të lojtarëve të rinj, duke e kthyer Kategorinë e Parë në një vitrinë të rëndësishme për elementët e spikatur.

Propozimi i Sekretariatit të përgjithshëm dhe Deptartamentit të Garave për strukturën e kampionateve kombëtare të Kategorisë Superiore dhe të Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19 u kthye për miratim nga Komisioni i Licencimit. Strategjia e Federatës Shqiptare të Futbollit parashikon që në kampionatet kombëtare të marrin pjesë klubet profesioniste dhe akademi të cilat licencohen si profesioniste duke plotësuar të gjitha kriteret e parashikuara në drejtimin sportiv, infrastrukturor dhe organizativ.

Sakaq, Komitetit Ekzekutiv miratoi gjithashtu disa investime të rëndësishme infrastrukturore në disa zona të vendit. Sipas këtij vendimi do të mbështetet financiarisht ndërtimi i 3 fushave me bar artificial në Kompleksin Zmijani në qytetin e Shkodrës, pajisja me sistem ndriçimi i aneksit të parë të kompleksit Apolonia pas përfundimit të investimit të njëllojtë në aneksin e dytë, i cili është financuar gjithashtu nga FSHF. Janë miratuar disa shtesa investimesh në stadiumin e ri të Partizanit dhe atë të Kukësit, të cilat nuk ishin parashikuar në projektin paraprak.

Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit Abissnet Superiore, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit./ fshf.org

 

Etiketa: FSHFKomititi Ekzekutivvendime

Të Lidhura

Talent i ri në peshëngritje, Enkileda Carja fiton tri medalje në Europian

Talent i ri në peshëngritje, Enkileda Carja fiton tri medalje në Europian

nga
18:06 | 12/08/2022
0

Në Raszyn të Polonisë po mbahet Kampionati Europian i peshëngritjes për U-15 dhe për të rinj, aktivitet ku merr pjesë...

Futbollisti më i mirë i vitit, UEFA shpall të nominuarit

Futbollisti më i mirë i vitit, UEFA shpall të nominuarit

nga
15:41 | 12/08/2022
0

Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne janë të nominuarit për fitoren e çmimit “Futbollisti më i mirë i...

FIFA merr vendimin, Botërori nis një ditë më parë me Katarin në fushë

FIFA merr vendimin, Botërori nis një ditë më parë me Katarin në fushë

nga 27
09:55 | 12/08/2022
0

Kupa e Botës, “Katar 2022”, do të nisë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë,...

Reali rrëmben Superkupën e Europës, fundos Eintracht Frankfurt duke i bllokuar sulmin

Reali rrëmben Superkupën e Europës, fundos Eintracht Frankfurt duke i bllokuar sulmin

nga
23:20 | 10/08/2022
0

Reali i Madridit triumfon 2-0 në Superkupën e Europës ndaj Eintracht Frankfurt, në sfidën e luajtur në “Helsinki Olimpic Stadium”...

Para
Durrësi “pushtohet” nga kanabisi, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Durrësi “pushtohet” nga kanabisi, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Veliaj “lë në baltë” Noizy-n, turma thërret njëzëri: Rama ik!

Veliaj “lë në baltë” Noizy-n, turma thërret njëzëri: Rama ik!

21:40 | 14/08/2022
Bllokohet skafi në Sarandë

Bllokohet skafi në Sarandë

21:24 | 14/08/2022
Aksidenti në Pogradec, pasagjerja dërgohet në spital (Detaje)

Aksidenti në Pogradec, pasagjerja dërgohet në spital (Detaje)

21:07 | 14/08/2022
E fundit/ Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, raportohet për një të lënduar

E fundit/ Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, raportohet për një të lënduar

20:48 | 14/08/2022
Zjarret shfaqen sërish në Shkodër, qyteti pushtohet nga tymi

Zjarret shfaqen sërish në Shkodër, qyteti pushtohet nga tymi

20:33 | 14/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Veliaj “lë në baltë” Noizy-n, turma thërret njëzëri: Rama ik!
  • Bllokohet skafi në Sarandë
  • Aksidenti në Pogradec, pasagjerja dërgohet në spital (Detaje)
  • E fundit/ Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, raportohet për një të lënduar
  • Zjarret shfaqen sërish në Shkodër, qyteti pushtohet nga tymi
  • Nis koncerti i Noizy-t në Tiranë, janë shitur mbi 18 mijë bileta

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Veliaj “lë në baltë” Noizy-n, turma thërret njëzëri: Rama ik!
  • Bllokohet skafi në Sarandë

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com