Metafora e gabuar e luftës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Metafora e gabuar e luftës

16:08 | 11/04/2020
në Opinion
0

Nga Dom Gjergj Meta

Gjendja e shkaktuar nga Covid-19 nuk është luftë. Përkufizimi i luftës shprehet me këto terma: “Dukuri kolektive që ka trajtën e saj dalluese në dhunën e armatosur, e vënë në veprim nga grupe të organizuara” (cfr. Enciklopedia Treccani). Sipas këtij përkufizimi, gjendja e shkaktuar nga Covid-19, ka vetëm një kusht për t’u quajtur luftë: nëse ky virus është përdorur si armë biologjike nga ndonjë shtet. Nëse është kështu atëherëduhet të na e thonë. Deri tani kjo nuk është verifikuar edhe pse ndoshta nga dikush mund të jetë hamendësuar. Pra ne nuk jemi në luftë.

Në kohën e gripit spanjoll askush nuk guxoi të flasë për luftë. E pra gripi spanjoll preku rreth 200 milion njerëz dhe shkaktoi 10 – 50 milion viktima në një popullsi prej 2 miliard njerëzish. Vetëm në Itali shkaktoi 400 mijë viktima. Por ndoshta atëherëEvropa e dinte mirë se çfarë ishte lufta e nuk kishte guximin të quante një pandemi luftë.E dinte mirë peshën e fjalës luftë dhe nuk mund ta përdorte atë për një pandemi edhe pse nga më të rrezikshmet e historisë njerëzore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Atëherë pyetjet që lindin natyrshëm janë dy: pse përdoret fjala “luftë” dheshe si mund ta quajmë ndryshe?

Pyetja e parë më duket e ka përgjigjen jo vetëm në moskujdesjen ndaj vlerës e peshës që i japim fjalës, e kjo mund të na ndodhë të gjithëve, por edhe në propagandën populiste për justifikimin e masave ekstreme nga ekzekutivë populistë të vendeve të ndryshme (shiko rastin e Hungarinë), përfshi këtu edhe Shqipërinë. Në Shqipëri p.sh., ndryshe nga vendet e tjera evropiane, u nxorr në rrugë ushtria me rastin e pandemisë (kujtojmë se në Itali u nxorr vetëm për transportimin e të vdekurve në një moment të rritjes së numrit) çka edhe sot përbën një non sens, pasi rendin e mban policia.Nëvitet e fundit ushtria është nxjerrë nëpër rrugë nëEvropë vetëm pas 11 shtatorit e, nëse është ende në ndonjë qytet të madh evropian,është vetëm për shkak të terrorizmit.Masat ekstreme merren edhe për një pandemi, pa pasur nevojë që tëpërdoret fjala luftë apo të evokohet ligji i luftës, qoftë edhe si frikësues i “të pabindurve”.

Lufta shkaktohet dhe pësohet. Pas saj ka interesa ekonomike, politike apo etnike. Atëherë, termi “luftë”, mund të përdoret vetëm për interesa të këtij lloji, por nuk i shërben kauzës për ndalimin e Covid-19 dhe nuk ka lidhje me të. Madje është një abuzim i hapur. Në luftë njerëzit vrasin njëri-tjetrin, mors tua vita mea, jo pse duan të vrasin, por sepse duan të mbijetojnë, ndërsa këtu ne po përpiqemi të shpëtojmë njëri-tjetrin, spitalet tona po kthehen në hapësira të përkujdesjes dhe përkushimit profesionale po ashtu rruga për të shkuar në spital nuk është e penguar nga asnjë barrikadëe armikut. Nëse pandemia nuk menaxhohet mirë, mund të çojë në një luftë, qoftë edhe duke shqyer njëri-tjetrin në tregun e Kombinatit edhe pse aty mund të ketë dalë ushtria, sepse njeriu me fëmijë të uritur është shumë i dhunshëm.

Lufta është një fjalë e madhe. Nuk mund të shpërdoret apo keqpërdoret kjo fjalë e tmerrshme. Ja si e përshkruan Ungaretti në një poezi të tijën (Përkthimi im):

Përgjim

Një natë e tanë/i hedhun pranë/një shoku/t’masakruem/me gojën e tij/t’skërmitun/ drejtue kah hana e plotë/ me ngrimjen/ e duarve të tij/ depërtue/ në heshtjen time/kam shkrue/letra plot dashni.

Kurr s’kam kenë/kaq/i kapun pas jetës.

Fjala “luftë” gjithashtu nuk mund të përdoret madje as si metaforë, pasi ngjall ndjenja dhe gjendje të pakontrollueshme emocionale dhe shpirtërore tek ata që po përballen me këtë situatë, sidomos më të brishtët. Metafora nxit imagjinatën, kushtëzon mendimet dhe të transporton nëatarealitete që ajo don, për të cilat është krijuar, pa të pyetur e sidomos vë në lëvizjen nënvetëdijen tënde në atë drejtim.E gjithsesi mua nuk më duket një metaforë naïve apo e pamenduar, kështuqë duhet të na mbajëtë ndezura antenat e reagimit.

Po atëherë si ta quajmë? Emrin ia ka dhënë OBSH: Pandemi. Vetë fjala pandemi, apo edhe fjalë si epidemi, murtajë, virozë etj., mbartin brenda vetes mjaft ngarkesë, pa pasur asnjë nevojë, përveçse instrumentale (apo vetëm mentale), për t’i shtuar fjalë të tjera, që mbartin po aq,e ndoshta edhe më shumë, ngarkesa të tjera të panevojshme. Imagjinoni pak sikur fjalorit të pandemisë, virozës, epidemisë, murtajës t’i shtonim edhe atë të luftës me derivatet e saj sikurse front, betejë, armë, gjobë, arrestim, burg, sekuestrim, dajak, ligj lufte, ushtri e kështu me rradhë, sikurse po ndodhde facto, seçfarëdo të shkaktonte në humorin dhe në gjendjen psiko- shpirtërore të shumë njerëzve.Për rastin shqiptar megjithatë do të kem rast të shprehem edhe në të ardhmen, sidomos për sa i përket retorikës aspak shpresdhënëse të përdorur në këto kohë.

Rregullat e përballjes me pandeminë nuk u takojnë gjeneralëve, kryeministrave apo presidentëve, as priftërinjëve e hoxhallarëve, por specialistëve të fushës, të cilët këshillojnë vendimarrësit për masat e duhura. Shtetet janë thjeshtë zbatues të normave që vijnë nga ata që marrin vesh. Ndërsa duke e quajtur luftë shtetet marrin në dorë gjithçka, informacionin, ligjet, rregullat, specialistët e kështu ka shumë rrezik që pandemia të shërbejë në shndërrimin e populizmit në autokraci, sikurse duket se po ndodh vende-vende.

Prandaj që, ndërgjegja qytetare dhe intelektuale e një vendi demokratik, nuk duhet dhe nuk mund ta pranojë termin “luftë”, apo ta kalojë atë pa e shoshitur në sitën e kritikës.Ndryshe, në nivel global apo lokal, do të zgjohemi me rregulla lufte, gjuhë dhe trajta belike, nga të cilat do ta kemi vështirë ta marrim veten, me rrezikun e instalimit të sistemeve totalitare apo absolutiste, qoftë ekonomike, politike apo ushtarake.

Kjo pandemi e trajtuar si luftë mund të vërë në rrezik demokracitë perëndimore e të trazojë edhe këtë fshatin tonë të vogël ballkanik që tashmë është në rrezik.Prandaj ta trajtojmë si pandemi duke u ruajtur prej saj me të gjitha mënyrat e mundshme, gjë për të cilën personalisht dhe si Kishë katolike kemi dhënë kontrbutin tonë, por njëkohësisht të mbajmë të zgjuara ndërgjegjet, në ruajtjen e të drejtave themelore, kushtetuese dhe natyrore, që duhet të kthehen në normalitet, ndërkohë që pandemia shkon drejt kufizimit të saj.

Etiketa: “armë” biologjikeCOVID-19dom Gjergj MetaMetafora e gabuar e luftëspandemiPërkufizimi i luftës

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Enkel Demi: Në ditë të hallit, Rama të vjen e të bën edhe punët e shtëpisë (film)

Emigrantët e mbetur në kufi, Enkel Demi thirrje Pandeli Majkos: Qeveria mund të çmendet, por ai JO! (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com