Meta: T’i vëmë njëherë e përgjithmonë në histori ato vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: T’i vëmë njëherë e përgjithmonë në histori ato vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave

15:42 | 05/03/2018
në Shqiperi
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë e zhvilluar në Gjinar të Elbasanit kushtuar grave dhe vajzave nga zonat rurale, të organizuar nga “United Nations Women Shqipëri” e që u zhvillua në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Presidenti Meta u përshëndet dhe u takua përzemërsisht me një numër grash dhe vajzash të zonave rurale, të cilat ua kanë kushtuar veprimtaritë e tyre prodhimit të mjaltit, kultivimit, mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, etj.

Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të grave në zonat rurale, Presidenti Meta, duke i përshëndetur të pranishmit me të cilëve ishin Giuseppe Belsito, Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Imzot Andoni Metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Ervin Saraçi Zëvendëskryetari i Bashkisë së Elbasanit, Janaq Male Drejtor Ekzekutiv i CNVP Shqipëri, etj., theksoi: “Jam shumë i kënaqur që kam ardhur sot këtu në këtë aktivitet të veçantë për të shprehur së pari respektin dhe mirënjohjen për duart e arta të këtyre zonjave dhe vajzave këtu dhe kudo në të gjithë vendin që punojnë kaq shumë, që mundohen kaq shumë, që ruajnë traditat e zonave tona, por njëkohësisht bëjnë gjithçka për të kontribuar për familjet e tyre.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Pavarësisht se kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm, ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer për t’i vënë njëherë e përgjithmonë në histori ato vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave. Unë besoj se përmes aktiviteteve të tilla jo vetëm evidentojmë këto vlera që krijohen në bazë të traditave, jo vetëm mban gjallë këto zona, të cilat për fat të keq janë shpopulluar në mënyrë të ndjeshme për shumë arsye që kuptohen, por edhe për një arsye të thjeshtë, sepse nuk kanë patur mbështetjen e duhur që të realizohen ato shërbime jetike ndaj banorëve sidomos ndaj fëmijëve, grave, moshës së tretë në mënyrë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të vazhdojnë të jetojnë në këto zona sepse 2/3 e Shqipërisë është kodra edhe male.”

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se sa më shumë e mbështesim turizmin, sa më shumë të mbështesim bujqësinë, sa më shumë të mbështesim agro-biznesin, aq më shumë ndihmojmë gratë në këto zona dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihmojmë luftën kundër varfërisë dhe bëjmë të mundur që nga rritja ekonomike e vendit të përfitojnë gjithnjë e më shumë njerëz. Mendoj që kjo është vendimtare edhe për një shoqëri më të drejtë, edhe për një ekonomi më të shëndetshme, por sidomos edhe për të luftuar varfërinë.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

“Kemi nevojë t’i përforcojmë disa  mesazhe që të gjithë i dimë që, gruaja është fuqia dhe motori i emancipimit të shoqërisë. Ndaj, kjo mbështetje për gratë dhe për vajzat edhe në zonat rurale dhe kudo është një mbështetje për vetë emancipimin e shoqërisë sonë, edhe për të patur një familje të shëndetshme.

Është një sfidë të cilën e dimë që, të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten ende të pa-adresuara ashtu siç duhet, me vëmendjen e duhur dhe suksesin e duhur. Përveç varfërisë dhe nivelit problematik arsimor në këto zona, shqetësues mbetet niveli i lartë i informalitetit dhe puna e papaguar e grave dhe vajzave në mënyrë të veçantë. Gratë dhe vajzat në këto zona kanë nevojë për një akses më të plotë në arsimimin dhe kualifikimet profesionale. Ndaj, strategjitë e zhvillimit rural duhet të synojnë rritjen e të ardhurave për familjet për rritjen e prodhimit bujqësor, për zhvillimin e turizmit familjar me qëllim kryesor reduktimin e varfërisë.

Duhet të kemi në konsideratë këto strategji gjithashtu, shumëfishimin e skemave të granteve dhe subvencioneve dhe indiskriminimin sa më pozitiv sidomos kur bëhet fjala për sipërmarje të grave dhe vajzave. Promovimi i skemave të mikrofinancës së kredive agrare me interesa të buta për sipërmarjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale do të ishin një kontribut i çmuar për gjallërimin e ekonomive të këtyre zonave. Njëkohësisht përmirësimi i kapaciteteve institucionale të administratës qendrore dhe vendore në orientimin e sektorëve prioritarë për përfitimin e vendeve të punës në këto zona mbetet mjaft kyç.

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social duke rrëzuar barrierat që pengojnë aktivizimin aktiv të gjysmës së popullsisë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, duhet të jetë një objektiv i përbashkët i të gjithë aktorëve institucionalë, shtetërorë, qeveritarë, vendorë edhe shoqëror.” – nënvizoi Presidenti i Republikës.

Në përfundim të fjalës së Tij Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që u rikthye në këtë zonë me mjaft tradita dhe i uroi suksese komunitetit, si dhe në veçanti të gjithë grave dhe vajzave që kanë thurur këto vepra kaq të bukura dhe që kanë gatuar edhe këto produkte të mrekullueshme.

Etiketa: 8 marsiÇajupiElbasanGjinargratëIlir Meta

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Çështja e emrit, kryeministri grek viziton në fund të muajit Maqedoninë

Çështja e emrit, kryeministri grek viziton në fund të muajit Maqedoninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com