Meta s’shkarkon Bushatin, “Zëri i Amerikës”: Lëvizja e Ramës shkaktoi habi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta s’shkarkon Bushatin, “Zëri i Amerikës”: Lëvizja e Ramës shkaktoi habi

18:47 | 05/01/2019
në Shqiperi
0

“Zëri i Amerikës” e cilëson jo të rastësishëm mungesën e dekretit për shkarkimin e ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati. Në raportimin për dekretet e sotme të kreut të shtetit, theksohet se ministrat që nuk kanë marrë miratimin nuk janë deputet dhe procedura e verifikimit do të jetë më e gjatë.

Ndërkohë për rastin e Genc Cakaj, theksohet se “emri i përzgjedhur, ai i të riut nga Kosova Cakaj, aktualisht zëvendës ministër i Jashtëm, është parë me skepticizëm, për shkak të moshës së re dhe mungesës së një eksperience të nevojshme për një nga postet kyç të një qeverie”.

Më poshtë shkrimi i plotë i “Zërit të Amerikës”:

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në Shqipëri, një ditë pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretet vetëm për një pjesë të tyre. Dy janë elementët që bien në sy në vendimin e Kreut të Shtetit. Fakti që nga 8 ministra që largohen ai ka fimosur shkarkimin e të gjithëve, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Po ashtu, nga 9 emrat e rinj, përfshirë postin e ri të Ministrit për Marrëdhëniet me parlamentin, ai ka dekretuar vetëm 4 prej tyre. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ministrin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalësi dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Përzgjedhje e tyre nuk duket aspak rastësore, pasi që të katër janë aktualisht dhe anëtarë parlamenti, dhe plotësojnë automatikisht kriterin për të qenë anëtarë të kabinetit qeveritar. Për emërimet e tjera, të cilat vijnë jashtë politikës, mesazhi i Presidentit duket të jetë i qartë. Për Genti Cakajn, si ministër i Jashtëm, Anila Denajn, si minister e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ballukun si minister e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Besa Shahinin si ministre e Arsimit dhe Elva Margaritin si ministre e Kulturës, kreu i Shtetit duket se do të shfrytëzojë kohën prej 7 ditësh që i jep kushtetuta, për të bërë verifikimet që ai mund t’i mendojë të nevojshme.

Mosfirmosja e shkarkimit të ministrit Bushati, duket gjithashtu një sinjal se për pasuesin e tij në krye të diplomacisë, Presidenti Meta do të mendohet edhe më shumë se për ministrat e tjerë. Në fakt lëvizja e zotit Rama shkaktoi jo pak habi dhe tërhoqi kritika të shumta. Nga njëra anë sepse ajo erdhi në një moment kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit. Nga ana tjetër edhe emri i përzgjedhur, ai i të riut nga Kosova, Cakaj, aktualisht zëvendës ministër i Jashtëm, është parë me skepticizëm, për shkak të moshës së re dhe mungesës së një eksperience të nevojshme për një nga postet kyç të një qeverie.

Megjithatë kryeministri e ka mbrojtur më këmbëngulje zgjedhjen e tij duke e cilësuar “si një ndër njerëzit më të ditur që unë kam takuar në jetën time, si një njeri i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë, si puna që ka bërë duke mbuluar të gjithë procesin e integrimit, ku kam mundur të vlerësojë kapacitetin e tij edhe si drejtues i një procesi shumë të vështirë dhe patjetër, edhe si një djalë që është shumë pranë vizonit, programit, mënyrës së të parit të gjërave të familjes sonë politike. Historia e tij nuk është shumë e gjatë, sepse ai është djalë i ri, por i tregon të gjitha këto”, u shpreh pak ditë më parë zoti Rama.

Etiketa: edi ramaIlir MetaministraZeri i Amerikes

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Margarita Xhepa: Në diktaturë ishim të varfër, por bëmë art që ka lënë gjurmë

Margarita Xhepa: Në diktaturë ishim të varfër, por bëmë art që ka lënë gjurmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com