Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), z.Fabio Massimo Castaldo.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Meta tha gjithashtu se zv. Presidenti i PE, z.Castaldo e siguroi kreun e shtetit shqiptar për mbështetjen e Shqipërisë për mbështetje në këtë proces.
“I gëzuar të takoja sot Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e ‘Lëvizjes 5 Yjet’, z.Fabio Massimo Castaldo, me të cilin ndamë bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë. Më siguroi për mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian”, shkruan Presidenti në “Facebook”.