Meta: Politikanët e Kuvendit duhen lënë me gjarpërinjtë në Sazan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Politikanët e Kuvendit duhen lënë me gjarpërinjtë në Sazan

11:01 | 28/01/2016
në Uncategorized
0

Kryetari i parlamentit Ilir Meta, ishte sot i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News24”,  ku foli kryesisht për ecurinë e reformës në drejtësi. Ai theksoi ndër të tjera që sistemi i drejtësisë duhet të mos i fshihet marrjes së përgjegjësive dhe llogaridhënies ndaj qytetarit. Kryetari i Kuvendit, foli edhe për marrëdhëniet mes mazhorancës dhe opozitës por edhe për marrëdhëniet brenda koalcionit.

Çdo mëngjes qytetarët këtu flasin. Shpesh herë ata janë mosbesues se dikush do t’i dëgjojë. Ministri Ylli Manjani iu përgjigj shqetësimeve të qytetarëve nga kjo studio. A mendoni se politika duhet të jetë me e vëmendshme ndaj zërit të qytetarëve?

Padyshim, edhe unë kam ndarë mjaft shqetësime me qytetarët e emisionit tuaj. Shqetësimet që qytetarët kanë ngritur herë pas here. Gëzohem që ministri Manjani po tregohet mjaft agresiv për të futur një frymë tjetër në shërbimin ndaj qytetarëve. Besoj se ky duhet të jetë prioriteti i të gjithë drejtuesve, sepse qytetarët përveç halleve të panumërta që kanë, nuk pranojnë dhe nuk tolerojnë që zyrat e shtetit të keqpërdoren për ti keqtrajtuar ata.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nuk besoj se zoti Manjani do të jetë i vetmi ministër që i dëgjon qytetarët…

Jo absolutisht, unë besoj se të gjithë janë të tillë. Por Ministri i Drejtësisë bën përpjekje për të luftuar këto fenomene të fëlliqura do të thosha unë, që njollosin administratën.

Si po ecën reforma në drejtësi?

Nëse do të kemi në konsideratë axhendën e kësaj reforme që kur ajo u afirmua nga mazhoranca, çdo gjë ka ecur me kohën e duhur, dhe aktualisht besoj se jemi në momentin kur Komisioni i Venecias, do të japë rekomandimet përfundimtare, por fryma e Venecias është e qartë, dhe është ajo që duhet të udhëheqë këtë proces tani. Ekspertët kanë bërë një punë të madhe, por fryma e rekomandimeve të Venecias është mjafte e rëndësishme. Thjeshtimi i sistemit, në mënyrë që ky sistem drejtësie të mos i fshihet marrjes së përgjegjësive dhe llogaridhënies ndaj qytetarit, opinionit publik dhe ligjit. Eshtë e rëndësishme që të ruhet Kushtetuta në parimet e saj themelore. Për mua nuk është fare e vështirë, duhet vullnet dhe nuk duhet parë si çështje elektorale reformë në drejtësi. Ka shumë tension, akuza dh kundër akuza, të cilat dëmtojnë dhe besimin e palëve te njëra tjetra dhe atë të opinionit publik. Pavarësisht se vendi ka një përmirësim të kurbës ekonomie, problemet tona kanë një numër të madh. Ende ekonomia është nën kapacitetet e saj, ndaj duhet të gjejmë mënyrat që ajo të rritet më tej. Me një vullnet më të mirë çdo gjë është e zgjidhmë me reformën. Kemi disa që janë pro reformës dhe disa kundër.

Cilat janë dallimet mes dy pretendimeve opozitë-mazhorancë?

S’jam ekspert i reformës. PD pretendon se mazhoranca ka si qëllim që të kapë institucionet e drejtësisë. Qëllimi është që ka mazhorancë, e opozitë, ato do të ndryshojnë rolet. Thelbësore është që të ketë një përfshirje të opozitës.

Rama ka thënë se ‘Meta predikon konsensus’.

Unë dua të lutem që të gjithë të kërkojnë konsensus, pasi jemi të gjithë të lodhur nga konflikti politik pasi krijon një frymë pesimiste për vendin. Vendi është i lodhur nga armiqësitë personale, dhe ndarje. Në një kohë që vendi ka nevojë për unitet. Problemet ekonomike do vazhdojë të jenë të vështira. Nëse do ndërroheshin sot vendet, dhe do vinte në pozitë PD, dhe kjo mazhorancë do largohej, dhe do ndiqte këtë linjë, vendi do ta kishte të vështirë të përparonte, sepse kjo është një klimë tensioni. Edhe reforma në drejtësi nuk duhet parë si qëllim në vetvete, por bëhet në të mirë të vendit, duke i dhënë fund korrupsionit, për çështjen e pronave, dhe gjithçka tjetër. Në gjithë këtë kontekst nuk duhet të harrojmë se problemet e shqiptarëve janë ato sesi në vendin e tyre do të bëhet më mirë. Mos harrojmë që një numër mjaft i konsiderueshem janë larguar nga vendi, dhe ky është një shqetësim. Këtu lindin shqetësime të mëdha që kërkojnë konsensus, sepse nuk mund ta ndajmë Shqipërinë në 3-4 pjesë, një të PD-PS-LSI. Nuk duhet parë si mundësi për konflikte, pasi dialogu politik duhet jo vetëm për të mbyllur reformën, por na duhet dhe pas miratimit të saj.

Nuk do të jetë e pamundur të çelen negociatat, nëse ne nuk ruajmë dialogun politik. Besoj se të gjithë duhet të jemi më të përgjegjshëm, në mënyrë që ne si maxhorancë të mos e shohim thjesht si një kartë elektorale reformën në drejtësi, ndërsa opozita për shkak të komoditetit që mund të ndjejë me këtë sistem dhe mosbesimit që mund të ketë për ketë reformë, sepse të gjitha këto dëmtojnë vendin dhe dëmtojnë një klimë mosbesimi. Një pakt që duhet të ketë politika në vend që të pranojë disa rregulla të lojës të barabarta për të gjithë.

Ka shumë qytetarë që janë shprehur në emisionin tonë, se kjo klasë politike nuk mund ta bëjë reformën në drejtësi…

Qytetarët kanë shumë të drejtë ta bëjnë këtë gjë. Po të dëgjosh ndonjëherë se çfarë thonë politikanët në kuvend, është t’i marrësh të gjithë bashkë dhe t’i çosh në ishullin e Sazanit, të rrinë me gjarpërinjtë. Kjo është shkak paaftësisë për të parë më larg nga ana e politikës.

A ka shanse që të arrihet ky konsensus?

Unë besoj se ka shanse dhe ne do të luftojmë deri në fund. Aleati kryesor është komisioni i Venecias. Në fund të fundit, ajo që ne duhet të na bashkojë, janë disa standarde mjaft transparente.

LSI hodhi dhe idenë e ngritjes së komisioni të reformës zgjedhore…

Ne jemi të hapur për çdo gjë qe e bën dhe sistemin zgjedhor më transparent. Duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe çdo ide që e bën sistemin më transparent nuk duhet të përjashtohet nga diskutimi. LSI mendon se ky sistem ka disa defekte. E para vota e qytetarit shqiptar nuk është e barabartë. Edhe rajonet janë me dallime të mëdha. Shumë vota mbeten të papërfaqësuara. Ky është problem. Por problemi më i madh, mendoj unë, është se ky është një sistem që forcon partitë dhe kryetarët e tyre se sa forcon parlamentarizmin. Duhet të kishim lista të hapura. Partitë kanë të drejtë të rendisin kandidatët, por qytetarët të kenë të drejtë të japin preferencën e tyre brenda partisë. Qytetarët të mos jenë të detyruar të votojnë për partinë, por të jenë të lirë dhe të mundur të zgjedhin edhe brenda një force politike atë që do ti përfaqësonte më mirë. Kjo do të ndihmonte më shumë parlamentarizmin, lidhjen e parlamentarëve me qytetarët.

Pak ditë më parë, brenda dy ditëve u bënë dy deklarata nga LSI. E para ishte e sekretarit të LSI-së, Luan Rama, i cili kritikoi qeverinë për qëndrimi ndaj raportit të FMN-së. Ndërsa më pas Petrit Vasili deklaroi se Rama kishte dalë me qëndrime personale në deklaratë…

Mendoj se LSI është forcë me qëndrime realiste dhe ne jemi të balancuar. Ndoshta u ka bërë përshtypjeje qytetarëve. Luan Rama ka pasur mendimin e tij dhe ka dalë në emër të LSI dhe praktikisht nuk është se ato mendime janë gjykuar nga LSI dhe se nuk ka qenë qëndrim zyrtar të partisë. Është diçka që ndodh gjatë ditës dhe në një politikë mjaftë aktive. Ajo që është thelbësore nuk është kjo, pasi puna ka disa shqetësime. Ne kemi qenë të rezervuar dhe kur kemi qenë në koalicion me PD, dhe kemi qenë të shqetësuar. Unë zotit Berisha i kam kërkuar që në atë kohë që të shoh situatat në ekonomike, dhe disa politika populiste dhe i kam thënë se duhet të lidhim marrëveshje me FMN. Ka qenë në atë kohë ministrit i Financave, por Berisha ka pasur hezitimet e tija. FMN ka ca kërkesa të hidhura, si ilaçet që të jep doktori. Ka disa kufizime që nuk e lejojnë qeverinë që të bëjë ato projekte që ka premtuar. Rritja e borxhit mund ta nxjerr ekonominë jashtë sistemit dhe pasojat mund të jenë të mëdha. Ne shqetësimet et FMN duhet ti kemi parasysh dhe mazhoranca dhe opozita. Janë probleme që nuk mund të zgjidhen me ndërrimin e vendit dhe duke ruajtur qëndrimet konfliktuale. Sot problemi kryesor që ne kemi ndeshur deri tani është se korrupsioni nuk është luftuar, krimi nuk është luftuar dhe përgjegjësia ka mbetur jetim. Kemi problem gjykimin, hetimin dhe rolin e policisë së Shtetit. Vazhdimisht themi se policia e bëri punën, ja çoj prokurorisë e në fund fare gjykata jep vendime që nuk shkon me ligjin. Aspekti më i lehtë për të diskriminuar është gjykata. Por me një inspektim të thjesht mund të gjykohet se nëse një gjykatës ka dhënë vendim të drejtë apo jo. Ky lloj ping-pongu midis këtyre institucioneve ka bërë që t’ja hedhin fajin njëri-tjetrin. Dhe rekomandimet e Venecias kanë thënë se duhet të kemi një sistem sa më të thjesht. Disiplinimi i hetimit është gjeja thelbësore. Dhe me punën e hetimit duhet të bëhet investim i madh, pasi nëse do shkojë dosja e plotë në gjykatë, ajo nuk ka ku të lëvizë. Këtu kemi një problem tjetër në Reformën në drejtësi, është motivimi, statusi i prokurorëve në mënyrë që të vendosim një themel të rëndësishëm. Për ekspertët tanë duhet të kemi një sistem më të thjeshtë më hierarkik. Të kemi një Gjykatë të Lartë që të nxjerrë vendime unifikuese për të gjithë sistemin e gjykimit në vend. Në mënyrë që të mos ndodhi si tani që 10 gjykata të ndryshme për të njëjtën çështje të japin vendime të ndryshme. Këto mendoj unë janë çështje thelbësore që ne duhet të zgjidhim. Ndërtimi i një sistemi më funksional më transparent, ku llogaridhënia është e qartë, do të na bëjë që ky sistem drejtësie që do të realizojmë me këtë reformë të zgjidhë problemet që shqetësojnë qytetarët.

Çfarë mesazhi optimist mund tu japin njerëzve që e nisin ditën me shqetësime dhe halle?

Mesazhi më i mirë është një bashkëpunim i politikës për të zgjidhur hallet e tyre dhe jo mesazhi i pingpongut të politikës, duket bashkëpunuar më shumë ne do t’i japim dorën të gjithë këtyre qytetarëve që të kenë më shumë besim te politika. Nëse vazhdojmë të sillemi kështu, ata humbasin besimin tek politika, ndërsa ne humbasim nga fokusi ynë për hallet e tyre. Nëse po flasim për reformën në drejtësi, ne mbështesim fuqimisht edhe procesin e testimit të gjyqësorit, prokurorëve, të gjyqtarëve, në mënyrë që të gjithë të kalojnë provën për të qëndruar në sistemin e ardhshëm të drejtësisë. Të respektohet parimi i karrierës, të evitohen futjet spontane në këtë sistem. Ministri i Drejtësisë ka një ide shumë të mirë. Për ata që kanë disa standarde shumë të larta në edukimin e tyre, të krijohet mundësia që të kalojnë dhe ata përmes Shkollës së Magjistraturës, por duke realizuar një program që do tu japë mundësi në një kohë sa më të shpejtë që ata të përfshihen në këtë sistem.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Babai dhe e bija bëjnë garë në beatbox (Video)

Babai dhe e bija bëjnë garë në beatbox (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com