Meta: Nuk trembem nga shkarkimi, s’kam besim tek gjykata që nuk i përgjigjet Venecias

0
158

Në një intervistë për mediat, Presidenti, Ilir Meta, është shprehur se nuk e ka problem nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon. Meta u shpreh se i ka kërkuar KPA-së nisjen e një hetimi administrativ në prag të vendimin të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” – tha Meta duke shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Më tej, Meta u shpreh se nuk ka besim te një gjykatë e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake. Kreu i shtetit shtoi se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, vendi i është rikthyer shinave të demokracisë.

Ai tha se nuk ka asnjë vend në Evropë ku opozita të mos ketë këshilltarë në pushtetin lokal.

”Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore” – tha më tej Meta.