Meta ndjen prangat nga afera “CEZ” e vrasja e Tepshit, ndihmë nga Nishani. Pse kreu i LSI nuk e shkarkon kryebashkiakun Rigers Balili, të izolojë financiarisht Klementin?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta ndjen prangat nga afera “CEZ” e vrasja e Tepshit, ndihmë nga Nishani. Pse kreu i LSI nuk e shkarkon kryebashkiakun Rigers Balili, të izolojë financiarisht Klementin?!

15:04 | 26/01/2017
në Uncategorized
0

Nga Gjergj Zefi

Ilir Meta me statusin e kreut të Kuvendit të Shqipërisë i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Klement Balilin. Në pamje të parë duket gjithçka si një film me metrazh të shkurtër, në një vend të izoluar që nuk dihet çfarë ndodh në Shqipëri, jashtë Shqipërisë apo dhe kudo në botë.

Kërkohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pikërisht për një njeri, qoftë ky dhe supertrafikant apo siç quhet “Eskobari i Ballkanit”, pavarësisht se është ish-zyrtar i LSI i vënë me dorën e Metës drejtor rrugësh, pavarësisht se vijon të jetë anëtar i LSI, madje i devotshëm.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ilir Meta ka kërkuar ndihmë nga Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigurisë kundër Balilit të tij, duke tentuar njëherësh të sulmojë strukturat ligjzbatuese të shtetit dhe në veçanti Ministrinë e Brendshme dhe ministrin Saimir Tahiri se nuk po arreston dot Klement Balilin, financuesin dhe njeriun që lëviz drogën e Ilir Metës. Eshtë vërtetë ironike. Dhe Nishani i kthen përgjigje pozitive: “Po do ta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për ta diskutuar këtë punë“. Pa bërë asnjë marrje informacioni qoftë dhe nga shtetet fqinj, kryesisht Italia, e cila me supermafiozët që ka pasur në kërkim jo për tetë muaj, por për 40 vjet, do ta kishte mbajtur 40 vite rresht Këshillin e Sigurisë Kombëtare të mbledhur, nuk do kishte pasur asnjë ministër të Brendshëm në këmbë më shumë se dy javë.

Por, Nishani ka hallin e tij, atë të rizgjedhjes që s’ka asnjë gjasë dhe atë të marrjes së drejtimit të PD. Prandaj, i vjen në ndihmë hallit të Metës, i cili është trembur nga zbardhja e aferës së CEZ që implikon atë dhe Berishën në këtë vjedhje shumë milionë dollarëshe. Madje, i implikon dhe në vrasjen e një ambasadori në Pragë, Qazim Tepshit. Ndaj ngutet Meta për të krijuar një ngjarje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Nishanit. Por, Meta nuk ka vetëm Klement Balilin e tij, i cili ka deklaruar se nuk ka para, madje dhe kontrolli për ta vënë nën sekuestro pasurinë e tij, super resortin turistik të përuruar nga vetë Meta nuk e paska të tijin. Qenka e vëllezërve të tij. Gjithë ajo pasuri si qenka vënë kështu? Dhe njëri prej vëllezërve të Klement Balilit ka djalin kryetar të Bashkisë së Delvinës. Quhet Rigers Balili dhe me paratë e këtyre bizneseve, paratë e Klementit të vendosura të emër të tyre ai është zgjedhur në krye të Bashkisë së Delvinës. Atëherë, Meta para se të dërgojë kërkesë në drejtim të Nishanit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të tërheqë kryetarin e bashkisë së propozuar nga LSI dhe anëtar të strukturave të larta të kësaj partie. Në kuadër të dekriminalizimit të japë dorëheqjen Rigersi, pasi qëndrimi i tij në atë post është një mbështetje morale, financiare dhe partiake për Klement Balilin në kërkim. Ta bëjë këtë Meta, që ta izolojë politikisht e financiarisht Klement Balilin, le të japë dorëheqje Rigers Balili dhe të fillojë mbarë puna. Pastaj Meta të bëjë pirueta të tilla që i ka paralajmëruar me ministrin e Drejtësisë Yllli Manjani, teksa kërkoi ushtrinë për të luftuar kanabisin dhe po sonte paralel me kërkesën e Metës del në media dhe flet për Balilin. Manjani në fakt nuk duhet të rrijë një sekondë ministër Drejtësie, sepse ai po e zhbën drejtësinë. Meta po lëviz, “minjtë” e ndjejnë më shpejt tërmetin dhe po lëvizin, ora e drejtësisë me sa duket ka ardhur. Vihet re te shqetësimi i Metës, që po i projektohen imazhet e prangave të burgut.

/pamfleti.com/

Etiketa: Bujar NishaniCEZGjergj ZefiIlir MetaKlement BaliliQazim tepshiRigers BaliliYlli Manjani

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
UKT/ Linjë e re të ujësjellësit në Ndroq

UKT/ Linjë e re të ujësjellësit në Ndroq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com