Pas fjalës së Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Ai shkruan se mesazhi i tij ishte kuptimplotë duke iu referuar situatës në Ukrainë dhe rrezikut nga pushtimi rus.
“Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
‘Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet’ – shkruan Meta në facebook.