Meta letër Ruçit për Kodin Penal: Fillimisht gjobë, pastaj burg për shkelësit në kohë Pandemia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta letër Ruçit për Kodin Penal: Fillimisht gjobë, pastaj burg për shkelësit në kohë Pandemia

11:27 | 16/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Kuvendit është duke diskutuar sot ndryshimet në Kodin Penal, duke i sugjeruar disa ndryshime për të mos shkuar menjëherë tek burgu.

Në letrën publike dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Meta shkruan se fillimisht duhet që të operohet përmes një gjobe dhe më pas kalohet në dënim penal, siç është burgu.

Letra e plotë e Metës

Read more

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr.¬¬¬¬¬¬¬1331/1 Prot. Tiranë, më 16.04.2020

Lënda: Mbi miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Z. GRAMOZ RUÇI
KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tiranë
Për dijeni:
Z. EDI RAMA
KRYEMINISTËR
Tiranë

I nderuar Z. Ruçi,

Së pari, më lejoni t`ju falënderoj për angazhimin e treguar në mbledhjen e datës 15 prill 2020 të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pjesë e diskutimit të kësaj mbledhjeje ishin dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, e që lidhen me përballimin e situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19.

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, përmes shkresës së Kuvendit me nr. prot. 1108, datë 15.04.2020, u njoha zyrtarisht me Raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe tekstin integral të miratuar nga ky Komision të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Pasi u njoha me këtë dokument, dhe u njoha gjithashtu me komentet e dhëna mbi këtë nismë (përmendur dhe në Raport) të Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Fondacionit Shoqëria e Hapurt për Shqipërinë (OSFA), deklaratën e përbashkët të një grupi të organizatave të shoqërisë civile, ashtu siç bëra me dije ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në cilësinë e Presidentit të Republikës, nisur nga situata e jashtëzakonshme që po kalon vendi, vlerësoj të domosdoshme që përpara se Kuvendi të votojë sot në seancë plenare këtë projektligj, duhet patjetër të mbajë në konsideratë se ndërhyrja në Kodin Penal:
– duhet të respektojë detyrimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe dispozitat kushtetuese që lidhen me procedurën e miratimit dhe parimet e të drejtat themelore të njeriut;
– duhet të rivlerësohen marzhet e sanksioneve penale, për ta sjellë normën e re në kushte proporcionale me gjendjen aktuale dhe vlerësimin e qeverisë për situatën e pritshme që mund të kalojë vendi.

Dispozitat e reja duhet të jenë të qarta, për të mos cenuar parimin e sigurisë juridike, me qëllim që e gjithë popullata të mos mendojë se mund të bëhet subjekt i procedimit penal në mënyrë të padrejtë, ashtu siç është krijuar tashmë ky shqetësim në mbarë opinionin publik, referuar ky shqetësim edhe nga aktorët që u është marrë mendimi gjatë procesit legjislativ, por dhe duke parë mungesën e qartësisë së propozimeve.

Paragrafët e dispozitave të reja, duhet të përcaktojnë qartë elementët e secilës figurë të veprës penale, veçanërisht subjektin, si dhe format e konsumimit të saj, duke bërë dallim të qartë mes dashjes dhe pakujdesisë, si dhe duke treguar kujdes në proporcionalitetin e dënimit në përputhje me pasojat që mund të vijnë.

Gjithashtu, duhet qartësuar se një subjekt nuk mund të procedohet penalisht, nëse nuk është proceduar më parë në rrugë administrative.

Këto sugjerime paraprake vlerësoj se duhet të konsiderohen nga Kuvendi i Shqipërisë përpara votimit të kësaj nisme të rëndësishme ligjore.

Me qëllim miratimin e një norme sa më objektive, proporcionale dhe të pranueshme nga të gjithë, kur bëhet fjalë për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në këto kushte të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi, t`ju përcjell bashkëlidhur një draft të përmirësuar të projektligjit të miratuar nga Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore.

Kjo mënyrë e veçantë komunikimi përgjatë procesit legjislativ, synon vetëm mbrojtjen e interesit publik e të shtetasve, dhe rregullimin e jetës shoqërore në vend, përkundrejt parimeve kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare.

Me lejoni t`ju garantoj për bashkëpunimin tonë deri në fund të këtij procesi,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Propozimet

Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë zbatimit të masave të jashtëzakonshme apo gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, gjatë gjendjes së epidemisë apo gjatë zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative dhe pa një shkak të ligjshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik të shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vite.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose vetizolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose izolimit nga personi mbartës, ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar individualisht ky detyrim nga autoritetet përkatëse shëndetësore, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

Neni 89/b
Përhapja me dashje e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostifikuar si mbartës i sëmundjes, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohen me burgim nga 3 deri në 8 vjet.

Kur nga vepra, është shkaktuar vdekja e një ose më shumë personave, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

Etiketa: burgudënim penalgjobeGramoz Rucikreut të KuvenditNdryshimet në Kodin PenalPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

nga 27
18:15 | 16/03/2026
0

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Para
Ahmetaj: Kam ngrënë dru nga im atë

Ahmetaj: Nga 2 paketat e qeverisë përfitojnë 310 mijë familje drejtpërdrejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com