Meta i uron ditëlindjen Papa Françeskut: Jeni një dhuratë tejet e çmuar për mbarë botën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta i uron ditëlindjen Papa Françeskut: Jeni një dhuratë tejet e çmuar për mbarë botën

21:11 | 17/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen Papa Françeskut me një mesazh ku i shpreh mirënjohjen për vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe e vlerëson si një dhuratë tejet të çmuar për botën.

Presidenti Meta, në mesazhin për këtë rast, e uron Françeskun nga ana e të gjithë shqiptarëve “që e shikojnë magjisterin e tij me mirënjohje e nderim të veçantë”. “E ruajmë të gjallë – shkruan akoma – kujtimin e gëzueshëm  të vizitës Suaj të paharrueshme në Shqipëri, në vitin 2014”.

MESAZHI I PLOTË
Shenjtërisë së Tij, Papë Françesku
Shenjtëria Juaj, me rastin e 83 vjetorit të ditëlindjes Suaj, At i Shenjtë, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të ngrohta. Ju uroj një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme në shërbim të besimit katolik dhe në përmbushjen e thirrjes e misionit tuaj në shërbim të mbarë njerëzimit.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Ju mbeteni një shembull tejet frymëzues i përkushtimit ndaj Hyjit, modestisë njerëzore dhe një udhërrëfyes i denjë shpirtëror, i paqes dhe i shpresës për të ardhmen.

Ju jeni një dhuratë tejet e çmuar për mbarë botën dhe për besimin katolik duke shpalosur pa reshtur mesazhet e krishtera të dashurisë për Hyjin por edhe për njëri-tjetrin, të cilat janë jo vetëm misioni por edhe përmbledhja e mësimeve të Biblës dhe esenca e vetë Kishës.

Ju vazhdoni t’i kujtoni botës se dashuria e vërtetë mbizotëron mbi urrejtjen dhe ndasinë, dhe se mëshira triumfon mbi çdo ligësi. Përmes udhëheqjes Suaj shpirtërore mbarë bota arrin të dëgjojë dhe kuptojë se me më shumë dashuri dhe mëshirë, duke u shërbyer me përulësi të gjithë njerëzve ne do jemi më humanë dhe më të përafruar me Hyjin.

At i Shenjtë, përulësia Juaj është inkurajim për kombet. Shqiptarët e çmojnë të paharrueshme vizitën Tuaj pastorale në Shqipëri, në vitin 2014, vendimet hyjnore për shenjtërimin e Nënë Terezës, si dhe të lumturimit e lartësimit të besimtarëve të devotshëm e klerikëve shqiptarë që u flijuan gjer në sakrificë në shërbim të Hyjit.

Shqiptarët Ju janë mirënjohës që, falë edhe të vëmendjes dhe mbështetjes Suaj e të Selisë së Shenjtë, vlerat e harmonisë fetare dhe vokacioni evropian i shqiptarëve janë rigjallëruar e ripërtërirë edhe më shumë.

Personalisht Ju shpreh edhe një herë mirënjohjen për emocionet dhe momentet e takimit me Ju në Selinë e Shenjtë vitin e kaluar, dhe Ju siguroj se do të vijoj t’i përcjell me të gjithë fuqinë time dhe të përgjegjësisë institucionale që mbaj, mesazhet Tuaja të vyera për popullin tim dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme, që Ju e kujtoni me aq dashuri nga vizita juaj në vendin tim.

Gëzuar Ditëlindjen At i Shenjtë!
Ju uroj një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mbushur me bekimet e Hyjit!
Me respekt e mirënjohje të thellë,
Ilir Meta

Etiketa: ditëlindja Papa FrançeskuPapa FrançeskuPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
A mund të lejojë italiani Soreca t’i mbijë fashizmi nën hundë?!

A mund të lejojë italiani Soreca t’i mbijë fashizmi nën hundë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com