Meta i jep “Ok” kërkesës së Kuvendit për Eurobondin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta i jep “Ok” kërkesës së Kuvendit për Eurobondin

12:34 | 27/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”.

Meta ka dhënë pëlqimin vetëm për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, me qëllim mos pengimin e mundësive për përdorimin e instrumentit të eurobondit sipas kushteve më të favorshme.

Kreu i Shtetit i bën thirrje të gjithë deputetëve të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, të konsiderojnë faktet, diskutojnë dhe vendosin me transparencë dhe përgjegjësi, kur kemi të bëjmë me një instrument, që jo vetëm duhet trajtuar me kujdes, por edhe duhet përdorur me efikasitet për të mirën e ekonomisë së vendit.

Read more

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –

Presidenti Meta në vijim të qëndrimeve të Tij lidhur me nivelin e huamarrjes dhe borxhit publik, si dhe duke vlerësuar shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga diskutimet e deputetëve në shqyrtimin e këtij projektligji në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, i kërkon Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe Seancës Plenare, në mënyrë shteruese lidhur me këto çështje:

– Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente;

– Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj, që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (shqetësim ky që është ngritur edhe nga FMN në raportin e tij të fundit);

– Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik;

– Të raportohet në terma krahasimorë skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;

– Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre;

– Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond;

– Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi në vlera kaq të larta, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë, si dhe për t`u mbajtur rezervë në Thesar për mbështetje të ardhshme buxhetore, dhe jo për t`u injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ekonominë, siç përmendet jo qartë në relacionin shpjegues;

– Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme;

– Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative;

– Të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Presidenti Meta përsërit thirrjen ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, që në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre.

Etiketa: kërkesës së Kuvendit për EurobondinPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

nga 27
23:29 | 03/05/2026
0

118 vite histori për 21 tituj kampion në Serie A. Tri pikët e sotme kundër Parmës i dhanë Interit trofeun...

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

nga 27
22:45 | 03/05/2026
0

Fusha e gjerë e Myzeqesë, zemra bujqësore dhe një nga rajonet më vitale të ultësirës perëndimore të Shqipërisë, dikur ishte...

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

nga 27
22:29 | 03/05/2026
0

Dita e shtunë ka qenë shumë e veçantë për Anis Mehmetin, pasi futbollisti i Kombëtares shqiptare më në fund ia...

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –

nga 27
21:13 | 03/05/2026
0

Zhbllokohet më në fund Indrit Tuci. Pas një periudhe të vështirë, te skuadra e Kajserispor, ku iu dheshën 6 muaj...

Para
PS braktis sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor, Alibeaj debat me Lefterie Luzin: Garda ta nxjerrë jashtë, nuk është deputete

PS braktis sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor, Alibeaj debat me Lefterie Luzin: Garda ta nxjerrë jashtë, nuk është deputete

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

23:29 | 03/05/2026
Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

22:45 | 03/05/2026
Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

22:29 | 03/05/2026
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –

21:13 | 03/05/2026
“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës –

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës –

21:05 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –
  • Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –
  • Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –
  • Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –
  • “Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës –
  • “Sot luajtëm ndeshjen më të keqe të kampionatit”, Alegri nuk fshihet pas humbjes së Milanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –
  • Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com