PS braktis sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor, Alibeaj debat me Lefterie Luzin: Garda ta nxjerrë jashtë, nuk është deputete – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS braktis sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor, Alibeaj debat me Lefterie Luzin: Garda ta nxjerrë jashtë, nuk është deputete

12:44 | 27/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shoqëruar me debate të forta sa i takon rregullores, duke bërë që maxhoranca të braktisë sallën. Teksa maxhoranca kërkoi që të respektohej rregullorja, përfaqësuesit e opozitës theksuan se po tentohej që të ndryshohej ligji.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi theksoi se nuk ekziston mundësia që komisioni të ndryshojë ligjin për rregulloren.

Pas shumë debateve, PS-ja u largua nga mbledhja, ndërsa opozita vijoi të qëndronte në sallë. Pas disa minutash, përfaqësuesit e maxhorancës u rikthyen sërish në sallë, ku zëvendëskryetari i komisionit, Toni Gogu tha se në komision po bëhet mbledhje partie. Ndërkohë, Alibeaj në debat me Lefterie Luzin, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së shërbimit në Kuvend, ka kërkuar ndërhyrjen e gardës, për të nxjerrë nga salla zonjën.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Gogu: Doni të bëni mbledhje partie në zyrat e komisionit

Blerina Gjylameti: Jeni pa kuorum, jeni ne shkelje te rregullore

Alibeaj: Mbledhja ka nisur është çelur sipas rregullores, ju keni detyrat tuaja për të vazhduar transmetimin, deri kur kryetari te deklaroje fundin e saj. Nëse do merrni urdhra të paligjshme, ose të merrni urdhra për të ndërprerë sinjalin televiziv do jem i detyruar të ushtroj të drejtat e mia, për gjithëkënd nga ju, deri në kallëzim penal.

Lefterie Luzi: Ndërprisni mbledhjen!

Alibeaj: Zonjë, ju lutem dilni. Garda të nxjerrë jashtë zonjën se nuk është deputete. Ka marrë vërejtje nga kryetari. Garda ta nxjerrë jashtë!

PJESE NGA DEBATI
Enkelejd Alibeaj: 
Nuk e hedh dot në votim rregulloren, se s’ma thotë ligji. Për çështje të tjera, rregulloren e kmisonit dhe orarit dhe datën e kam bërë në përputhje me të. Pikën e parë të rregullores e nisëm mirë e bukur. Kishim rënë dakord dhe me zonjën Bushka, që të përdornim draftin, pa bërë asnjë ndryshim, i përdorur në komisionet e mëparshme. Propozimet që vijnë nga ana juaj, përmbysnin germën e ligjit. Propozimi juaj; e drejta për të marrë vota, i nënshtrohet votimit. Ju keni shumicën dhe do të rrëzoni marrjen e provave. Për këtë arsye jam në drejtim të këtij komisioni, se kryesimi i këtij komisioni i përket opozitës.

Xhemal Qefalia: Nuk po respektohen rregullat. Ju vërtetë jeni përfaqësues i opozitës, por jeni dhe kryerat i këtij komisioni. Që në ditën e parë të mbledhjes, në konstituimin e komisionit, se kuptoj pse keni pasur frikë të respektoni rregulloren për zgjedhjen e sekretarit. Ndaj ju lutem respektoni këtë gjë. Të vendosim normat dhe rregullat se si do të funksionojë komisioni. Hajde të hedhim ato kërkesa që keni ju,. Kemi dhe ne kërkesa për të shtuar. Po ta fusim komisioni në vijë.

Oerd Bylykbashi: 
Përtej faktit që mund të jetë dikush i ri në mbledhjet e komisionit. Komisionet parlamentare hetimore janë të vjetër.. rregulloret standarde tipike kanë qenë kështu. E kam thënë dhe e përsëris; komisionet janë zhvilluar kështu që në 2002. Ai që e kërkon, ai e drejton komisionin. Nuk ekziston koncepti që komisioni drejtohet me kryesi. Nuk mundet që ky komision të ndryshojë ligjin, qoftë duke miratuar rregulloren në kundërshtim me ligjin, aq më pak duke kufizuar ligjin për mbledhjen e provave. Nuk ekziston mundësia ligjore. Ky komision nuk mund të shkelë ligjin. E kuptoj përpjekje. Sigurisht qëllimi ynë është që të fusim në udhinë e shkeljeve që ka bërë maxhoranca. Udhia e vetme është; hetimi i vetëm, shkeljet që ka bërë qeveria duke ndërhyrë në zgjedhje. ju keni një të drejtë tjetër, bëni një raport paralel si ne.

Gazmend Bardhi: Realisht kërkoj që mos e merrni si pozim të opozitës por për të çliruar punën për të ecur para. Kemi një orë që jemi marrë peng e s’po vazhdojmë dot para. Propozoj që të hedhin në votim kandidaturën e Bushkës për sekretarin. Ta lëmë si pikë të fundit rregulloren. Më pas të vazhdojmë me administrimin e të dhënave, dhe më pas t’i kthehemi diskutimeve. Mendoj se ky është propozim që i akomodon sensi që lejon të dy krahët. Jemi diskutuar dhe se dimë.

Klotilda Bushka: Jemi komision hetimor i Kuvendit dhe jo organ. Duhet të sillemi sipas atyre normave që rregullojnë veprimtarinë institucionale të një komisioni. Është e vërtetë që mbledhjen e thërret kryetari, por drejtimin e bëjnë kryetari dhe zv/kryetari. Ju e kondicionuat zgjedhjen e sekretarit me rregulloren.

Etiketa: deputeti i PD-sëIncidenti për rregullorenOerd BylykbashiPS braktis sërish mbledhjenZgjedhjet e 25 prillit

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Policia në aksion në Sarandë, arrestohen 3 persona

Burri rreh 14-vjeçaren në Sarandë, arrestohet nga policia

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com