Mesila Doda: Pa Shtet-Kombin shqiptar, Ballkani nuk ka paqe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Pa Shtet-Kombin shqiptar, Ballkani nuk ka paqe

11:28 | 27/03/2016
në Shqiperi
0

Ka ardhur koha që shqiptarët të thonë me zë të lartë që nuk kanë të ardhme pa qenë bashkë në Ballkan. Sipas ligjvënëses kjo histori e ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete të ndryshëm duhet të mbarojë dhe nuk ka pse të ketë më drojë për të aspiruar për Bashkimin Kombëtar. Aji ka shtuar se turp është genocidi i heshtur në Preshevë që është Çamëria e dytë e Kombit.

Mesila Doda e sheh si detyrë patriotike dekomunistizimin e plotë të shoqërisë, por pak beson se një gjë e këtillë mund të arrihet me këtë qeveri, e cila rrëmben nisma që t’i mbyllë me kyç në sirtar. Sipas saj, kryeministri u ngut të merrte flamurin e çeljes së dosjeve, bëri një ligj gjysmak, por edhe atë e ka bllokuar për ta lënë në kalendat greke. Kjo qeveri nuk ka asnjë interes të zhveshë komunistët nga meritat dhe nderet, sepse i dëshiron ata dhe u rreh shpatullat.

Deputetja ka folur për një sërë nismash që do të ndërmarrë grupi i PDIU-së, ndërsa ka thënë se diktatorët ky vend i rrit, sepse refuzon të shohë nga vetja, refuzon të gjykojë, të dënojë e të nderojë kur duhet të kaluarën dhe të respektojë dinjitetin njerëzor si e vetmja garanci e së ardhmes.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

3

Më poshtë është fjala e plotë e Mesila Dodës, mbajtur në Këshillin Kombëtar të PDIU-së

Për shumicën prej jush prania ime në këtë sallë, në këtë event nuk është as surprizë dhe as diçka e panatyrshme. Kemi patur një rrugëtim të gjatë së bashku, një rrugëtim politik dhe njerëzor, në të cilin kemi udhëtuar në shina paralele, por ja që edhe udhët paralele me sa duket takohen në politikë.

Kur nisëm një aventurë për ndryshimin e vendit në vitin ‘90 askush prej nesh nuk mendoi që kjo do të thoshte një përgatitje për përgjegjësi publike, por pa dyshim ajo që na shënoi fort ishte vullneti për të ndryshuar një realitet diktature dhe dhune, dhe dëshira për të patur një atdhe më të mirë. Shqipëria e sotme nuk është në fakt vend i mbyllur i çerek shekulli më parë, i dhunuar dhe i tjetërsuar nga diktaturat, por ne ende kemi një Shqipëri të varfër e të gjymtuar, kemi një atdhe thuajse përgjysëm nga ai që trashëguam nga të parët dhe të mbytur nga një klasë politike servile e të dështuar. Kjo është dhe arsyeja kryesore e pranisë time sot në këtë aktivitet dhe çeljes zyrtare të një faqeje të re, të bashkimit tim me PDIU-në dhe fillimin aktivitetit për përmbushjen e sfidave të përbashkëta të së ardhmes.

 

Deputetet e PDIU, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi dhe Mesila Doda, gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmakers, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi and Mesila Doda, during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity, organized in Tirana hotel.

Përpara disa kohëve unë dhe zoti Idrizi nisëm një rrugë të përbashkët, një përpjekje që do ta gjykojë veç koha dhe që kërkon të ndajë vendin nga një e kaluar e errët dhe kriminale, ndërmarrjen e një sërë nismash për dekomunistizimin e vendit. Nuk e menduam asfare asokohe që ky do të ishte edhe preludi i një rrugëtimi të përbashkët politik, por qysh nga koha që dorëzuam nismën ligjore për hapjen e dosjeve dhe largimin e zyrtarve të inkriminuar, kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë. Kemi paraqitur dy nisma të tjera ligjore, atë për dekomunistizimin së bashku me dekriminalizimin dhe nismën më të fundit për heqjen e dekoratave e titujve të nderit zyrtarëve që janë të përfshirë në krime gjatë periudhës së rregjimit komunist. Me keqardhje më duhet të pohoj se qëndrimi i krejt klasës politike shqiptare është i gënjeshtërt, është fals e frikacak. Kryeministri sjell nisma paralele me nismat tona, i sëmurë siç është në marrëdhënien e tij me historinë, por më pas as nuk ngre Komisionin e çeljes së dosjeve, megjithëse e ka sipas ligjit që miratoi po vetë, tërheq e porosit të tijët që të fusin në kalendat greke ligjin për dekoratat, i fshin ballin e djersitur shokëve që ka në bashin e partisë së tij që i kap çdo lloj ligji për lustracionin a për dekomunistizimin.

5

Akoma më keq demokratët që fshihen, votojnë thuajse më forcë dekomunistizimin dhe nuk paraqiten fare në Këshillin e legjislacionit për t’i dhënë aprovimin propozimit të heqjes së medaljeve, për të cilin u shprehën aq të prekur e shqetësuar para do kohësh dhe me këtë rast vërtetojnë publikisht se po harrojnë historinë e forcës së tyre, arsyen e krijimit dhe ekzistencës së tyre në politikë.

Politika shqiptare e të gjitha krahëve tërhiqet e mohon të veprojë, kur bëhet fjalë të bëjnë akte konkrete për ta ndarë vendin dhe demokracinë nga mëkati fillestar, ai i bashkëjetesës dhe përdorimit të krimit e kriminelëve të djeshëm. I përdorin për vota, i përdorin për mburojë ideologjike, i përdorin për t’i mbajtur peng e për t’i zhytur në krime të tjera, nuk di të them për sa e sa akte të tjera të shëmtuara përdoren aktet kriminale e kriminelët e së shkuarës, por e vërteta është se askush nuk dëshiron të ndahet prej saj. Tre nismat ligjore janë vetëm fillimi i asaj pune që ne kemi vendosur të rrisim së bashku. Shumë shpejt do kemi nisma ligjore për ndalimin e simboleve të së kaluarës dhe për kujtesën historike të vendit. Kjo, sepse jemi të bindur se ky vend duhet të njohë e të respektojë të kaluarën e tij dhe të mësojë prej saj se diktatorët rriten pak e përditë mes nesh, për fajin e tyre, por edhe tonin që i bekojmë e i ndihmojmë me adhurim, me fjalë e lëshime. Diktatorët ky vend i rrit, sepse refuzon të shohë nga vetja, refuzon të gjykojë, të dënojë e të nderojë, kur duhet të kaluarën dhe të respektojë dinjitetin njerëzor si e vetmja garanci e së ardhmes.

Siç e thashë ky ishte fillimi i kësaj rruge të përbashkët, por nuk është arsyeja e vetme e pranisë sime sot këtu në këtë sallë. Po ju rrëfej se gjatë gjithë  kësaj kohe më është dashur të mendoj e të reflektoj thellë brenda vetes, se cila është arsyeja e pranisë time në politikë, sa dhe si kam gabuar e tek e fundit a mund të sjellim dot ndryshimin që njerëzit kanë shpresuar?

Unë besoj se fillimi i një pune të re, përbashkuese e frymëzuese duhet të gjehet te djepi i ekzistencës sonë, tek Atdheu ynë i përbashkët që sot është i braktisur e i plaçkitur, i nënshtruar e i gënjyer, i ndarë si plaçkë mes fqinjve. Atdheu dhe vetëm ai është çështja jonë e përbashkët dhe atdhetarët nuk njohin ndasi partiake, ata nuk janë as të PD-së, as të PS-së, as të LSI-së.

Politika shqiptare aktuale e të gjitha krahëve, gjen kohë për t’u shprehur për çdo problem të vogël a të madh, të vendit apo të globit, kanë kohë që flasin për konçesione, e reforma imagjinare, flasin për emërime e ç‘emërime, për akte korruptive, për investime imagjinare e për bllokime institucionesh, për të kërcënuar njëri-tjetrin po se po, (e kanë në fakt sport të preferuar), por kjo politikë e dështuar nuk gjen një fjalë të thotë për çështjen shqiptare, nuk gjen kurajo të përmendë as si emër çështjen çame në Athinë, si zemra e çështjes së pazgjidhur shqiptare, po jargaviten me zell prej shërbëtori tek lobet greke e serbe, madje më keq tek individët më ekstremistë të tyre me shpresë se një ditë këta do i japin lejen që të vijnë në pushtet. Ne fakt, Çamëria nuk është turpi jonë, por i atyre që e vranë, e prenë dhe zhdukën një popull të tërë. Turpi ynë i vetëm është heshtja për të, kur ministrat përkatës gjejnë kohë për të folur për këngë e valle greke, gjejnë kurajon të vendosin për përmendoret që duhet t’i ngrihen pushtuesve, por nuk gjejnë dot kurajon të flasin për një krim kolektiv shtetëror e të mbuluar po ashtu nga një tjetër krim shtetëror, i cili është heshtja nga shteti amë e që zgjat thuajse një shekull. Turpi ynë është heshtja për Kosovën dhe lojërat që bëhen me të e që tentojnë të sajojnë një shtet multietnik ashtu si Bosnjën, janë aktet që e shtyjnë të barazojnë viktimën me agresorin e të fillojnë një proces Tribunali i pandodhur kurrkund, përveçse pas Luftës së Dytë Botërore për të dënuar nazizmin. Turp është genocidi i heshtur në Preshevë që është Çamëria e dytë, e cila po zhduket pak nga pak e në heshtje. Është e turpshme heshtja për atë pozitë diskriminuese që përjetojnë shqiptarët në Maqedoni. Shqipëria nuk është vetëm kjo brenda kufijve administrativë të shtetit shqiptar. Shqipëri është gjithkund ku jetojnë e marrin frymë shqiptarët autoktonë dhe pa u arritur ky bashkim, pa i bërë kufijtë e sotëm të pavlefshëm, pa u formuar Shtet-Kombi shqiptar, Ballkani nuk do të gjejë qetësi.

Ky ishte dhe shkaku kryesor pse unë e gjej veten natyralisht pjesë të kesaj lëvizje të madhe, të kësaj fryme që sot rrit e fuqizon PDIU-ja. Do jemi bashkë për të punuar për bashkimin e territoreve shqiptare që i janë grabitur nga një politikë e mbrapshtë e fqinjëve dhe është toleruar nga një klasë politike puthadore e servile. Do jemi bashkë përkrah çdo qytetari shqiptar e bashkëkombasi që fyhet, dhunohet e preket në të drejtat e tij themelore. Do jemi bashkë për të jetësuar projektin e ri të mijëvjeçarit të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë 3 milion shqiptarë në shtetin amë, 2 milion e gjysëm të tjerë në Kosovë, 1 milion në Maqedoni dhe po aq të tjerë, në Çamëri, Mal të Zi dhe Preshevë. Ne duhet të iniciojmë një platformë moderne që fillon nga një bashkim real ekonomik, në një bashkim politik federativ. Nga këtu nis forca, nis rritja ekonomike dhe fuqizimi ynë, një platformë moderne për bashkim kombëtar dhe të mos u lëmë në dorë fatet e ardhshme të kombit puthadorëve të shovinistëve. Ne ngjizim idenë e një të ardhme të përbashkët që mundet të rritet vetëm me punë, përkushtim e realizëm. Askush nuk mundet të pranojë dot një Ballkan të trazuar dhe shqiptarët të ndarë në tre shtete, nëse nuk jemi bashkë nuk jemi askush jemi të dobët dhe nuk kemi asnjë forcë për t’ju imponuar orekseve dhe intrigave dashakeqe. Ky është moment ynë i ringritjes. Është detyrë e elitave poltike të Kombit të punojnë për këtë fuqizim dhe sulltanët e politikës duhet të binden me hir a me pahir se copëzimi dhe trajtimi i atdheut si ngastër për ta zotëruar, grabitur e për ta lënë të varfër, vetëm që ta kenë si pronë në trashëgimi do të marrë fund.

Etiketa: BallkaniÇamëria e dytëdekomunistizimigenocidi i heshturkalendat grekeligji për dekoratatlustracioniMesila DodapaqePreshevëShtet-Kombi shqiptar

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Panik në Rinas, ikin dritat, 15 minuta terr total

Panik në Rinas, ikin dritat, 15 minuta terr total

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com