Mesila Doda ka reaguar në rrjetin social, Facebook në lidhje me deponimin e një zonje për grabitjen e pronës së saj në një vlerë rreth 1 milionë euro. Ja çfarë shkruan ajo:
“Po lexoj lajmin e një zonje që ka pasur guximin të denoncojë Shullazin… E çuditshme, një grua ka pasur dinjitet dhe burrëri më shumë se 20 burra bashkë, përfshi dhe 2 rektorë që e hëngrën turpin me bukë, pasi nakatosën një vend të tërë.
I drejtohem organeve ligjzbatuese dhe u kërkoj që ndaj kësaj zonje dhe familjes së saj të vihen masa të veçanta mbrojtje me qëllim që të shërbejë jo si shembull dekurajues, por si model inspirimi e kurajo.
Gratë janë pjesa më e mirë e këtij vendi.“