Mesila Doda: Ja si janë shkelur Konventat e OKB-së për Çështjen Çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Ja si janë shkelur Konventat e OKB-së për Çështjen Çame

21:46 | 13/10/2016
në Shqiperi
0

Deputetja Doda ka folur në fund të ligjvënësve të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ajo ka shpjeguar se sa artikuj të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore janë shkelur me ndërgjegje nga fqinjët tanë në lidhje me Çështjen Çame. Ndaj sipas saj, nuk ka gomë shpëtimi që mund t’i japësh persekutorit që ka bërë genocid mbi një popullsi, për fajin e vetëm se ishte shqiptare.

Por, ajo ka akuzuar se shpesh në politikën shqiptare ka ndodhur që të lëshohet shteti për të marrë pushtetin.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Deputetja kujtoi që dokumentet themelore të Kombeve të Bashkuara janë nënshkruar nga Shqipëria dhe Greqia dhe janë detyruese për të dy vendet.

Deputetja e PD, Mesila Doda dhe poetja nga Kosova, Flora Brovina, gjate nje seance te vecante parlamentare, ku kane marre pjese deputete te Parlamentit te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, me rastin e 8 Marsit, Dites Nderkombetare te Gruas.

Më poshtë fjala e Mesila Dodës në Kuvendin e Shqipërisë:

Të nderuar kolegë

Po flas sot në përmbyllje të fjalimeve të kolegëve të grupit të PDIU-së, e bindur se cilido prej tyre ka një rrëfenjë personale, ka 100 vjet shtypje, dhunë, krim dhe diskriminim në shtëpitë e tyre, tek të afërmit, tek ata vetë që nuk e morrën vesh kurrë, pse ishin ndryshe nga fqinjët, pse ende dikush edhe sot në këtë sallë parlamenti guxon dhe i quan muhaxhirë. Është një histori e patreguar kurrë deri në fund, sepse ata si të gjithë ne, jemi bërë padashje pjesë e një heshtje të madhe, e një goje të mbyllur e të vulosur të shtetit shqiptar, Kuvendit shqiptar dhe shtetit të djeshëm e bashkëpunues i krimit të patreguar kurrë.

Përpara më pak se një jave, në fjalën time në këtë foltore bëra një ndërhyrje, e cila la pas shije të forta. Po flitej për paketën e ligjeve në drejtësi, për të cilën jam e bindur sot e gjithë ditën se është një nga momentet pozitive për shtetin shqiptar, është një moment shprese për burrat e gratë që tek sfidojnë çdo ditë varfërinë, papunësinë, mundet të kenë edhe një kohë shprese dhe pritje se diçka më e drejtë në këtë vend një ditë edhe do mund të vijë. Bashkë me këtë kohë ndryshimi për sistemin vinte edhe një lajm më i madh akoma. Brukseli njihte Çështjen Çame, i jepte emrin një tragjedie që shteti i dikurshëm e kish lënë pa zë, pa fytyrë e pa varr. Një çështje që qoftë larg nuk duhej zënë kurrsesi me gojë as në korridoret e ndonjë institucioni shqiptar se zemëroheshin fqinjët, mori jetë nga një funksionar i lartë e i pakompleksuar, i pafrikësuar, plot me energji pozitive për të ardhmen e BE, Shqipërisë dhe Greqisë dhe vendosi t’i thoshte se dy popujt duhet ta zgjidhnin këtë plagë të vjetër midis tyre dhe kjo, sepse për një europian larg dinakërive e frikave të Ballkanit asgjë nuk është tabu.

Prita që forcat politike ta përshëndesnin, prita të thonin një fjalë të mirë… hiç asgjë… siç thotë një kolegu ynë në këtë sallë…. Të gjithë palët heshtën si fija e barit. Më së pari mendova se nuk e kishin mësuar lajmin e mirë, më pas besova se nuk e kishin kuptuar, por urimet personale që na transmetonin kolegët tanë përgënjeshtronin çdo mirëbesim…

Deputetja e PD Mesila Doda, duke hyre gjate seances se pare te legjislatures se VIII te kuvendit te Shqiperise, ku u ngrit Komisioni i Perkohshem per Verifikimin e Mandateve.

E vërteta e hidhur mes nesh është vetëm një, Çamëria tremb, Çamëria ka trembur dhe tremb politikën shqiptare sot e gjithë ditën, ndaj heshtin, ndaj fshihen pas perdes se lëndimit të fqinjit dhe harrojnë vrasjen në midis të shtëpisë, ndaj mundohen të na shesin për pragmatizëm pazarin përditë e nga pak që i bëhet Çështjes Kombëtare.

Pas fjalimeve të kolegëve të mi, unë nuk kam shumë për të thënë, askush prej nesh nuk ka më fjalë, tek dëgjon për krimet në shtëpitë tona dhe tek sheh shamitë për t’i terur lotët që i afrojmë veresie fajtorit. Askush nuk kupton më, tek sheh atë hendek të frikshëm që po thellohet mes nesh pa asnjë shkak. Pse ju trembi Çamëria në Bruksel? A e kuptoni që nuk është më në dorën tuaj? A nuk bindeni dot që ka dalë nga heshtja dhe duhet të zgjidhet njëherë e mirë një krim genocidi ndaj një krahine të tërë, krimi kundër të drejtave të njeriut ndaj një popullate të tërë? Kush jeni Ju more zotërinj që vendosni prioritete? Dhe eshtrat e ushtarëve ju duken më të rënda se ato të fëmijëve, grave e burrave të torturuar e vrarë, vetëm pse ishin shqiptarë?

Të nderuar kolegë,

Unë nuk do ju flas për krimet e bëra, nuk më takon mua. Nuk do ju rikutjoj as detyrimin që kemi që të sillemi si shqiptarë e jo si politikanë race në të tilla momente, se me ç’duket ndërgjegja ka kohë që nuk gjen dot vend në këtë sallë, por qetësisht do ju sjell detyrimin ndërkombëtar që kemi në këtë çështje.

Do e nis me  dy Konventa të OKB; Konventën për parandalimin dhe dënimin e krimeve të Genocidit 1945 dhe Konventën për Krimet e luftës 1968.

Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtare dhe kanë firmosur në të dyja këto Konventa. Në to përcaktohen qartë detyrimet e shteteve anëtare për të zbardhur dhe dënuar çdo formë të krimeve të luftës dhe ato të spastrimit të një etnie, race apo grupimi tjetër. Në to përcaktohen edhe mosamnistimi, sepse janë vepra me pasoja të rënda për njerëzimin, ndaj kjo çështje nuk është tabu, ndaj jam më shumë se dakord që duhet të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe të zbardhim njëherë e përgjithmonë çdo vrer e krim mes nesh, sepse e vërteta dhe vetëm e vërteta do krijojë mes nesh atë energji pozitive që do çlironte marrëdhëniet tona. Sepse e vërteta dhe vetëm ajo do çlironte shtetin fqinj nga demonët e të shkuarës.

unnamed-2

Tash po kaloj tek akti më i rëndësishëm ndërkombëtar;  Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore 

Artikulli 2 – E drejta e jetës  mbron të drejtën e çdo personi për të jetuar.

Është shkelur, i është mohuar e drejta e jetës mbi 3000 burrave, grave e fëmijëve.

Artikulli 3 – Ndalimi i torturës ndalon torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin çnjerëzor apo degradues.

Dëshmitë gojore, ato të ushtrive aleate dhe gjithë të afërmve të viktimave dëshmojnë për dhunimin e këtij neni.

Artikulli 5 – Liria parashikon se gjithkush ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë së personit.

25.000 persona u shtrënguan të shpërngulen në kushtet e një pasigurie të lartë dhe terrori, ndaj ky nen u dhunua.

Artikulli 9 – Liria e ndërgjegjes dhe e fesë.

Ata u vranë dhe u shpërngulën me forcë si banorë shqiptarë dhe të një besimi të ndryshëm me dhunuesin, të besimit islam, ndaj ky nen u dhunua. Unë jam e krishterë dhe do jem e tillë deri ditën e gjykimit, por nuk do hesht asnjë minutë pa thënë të vërtetën për viktimat.

Artikulli 14 – Ndalimi i diskriminimit, ndalon diskriminimin në bazë të “gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimeve të tjetra, origjinës kombëtare apo klasore, përkatësisë në një minoritet kombëtar, pronës, lindja apo ndonjë status tjetër”.

Ky nen u dhunua këndej e andej kufirit, dhunohet sot e përditë dhe duket tejet zbavitëse, kur përbuzni një popullsi martire.

Protokolli 1 Artikulli 1 i Konventës,

E drejta e pronës garanton të drejtën e gëzimit paqësor të sendeve në pronësi.

Tash këtyre njerëzve do duhej t’i dilte zot shteti shqiptar, do duhet ta merrrnit përsipër mbi supet tuaja zgjidhjen e kaq shumë dhunimeve e konventave themelore të njerzimit për disa shqiptarë të tjerë që u vranë e u prenë e u prehën pa varr. Ju nuk e bëni këtë, por të paktën mos vazhdoni t’i afroni shaminë e lotëve atyre që mbajnë peng këtë krim.

Dhe së fundi, po i drejtohem kujtdo që mendon se mundet të kompleksojë me topat e baltës së tipit; “fjalime nacionaliste”.

Ky vend ka ngelur një pëllëmbë se gjithmonë ka qenë dikush që ka lëshuar shtet për të marrë pushtet, por ne në këtë lojë nuk na keni me vete as sot e as kurrë. Sikur asgjë të mos arrijmë, asgjë të mos bëjmë, ne do jemi ata që At Anton Harapi përshkruan mrekullisht:

“A e dini se çdo ndërtese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshëm duhet t’jemi gurt’ e themelit t’njiasaj binaje t’cillën sot e quajm’ Shqypni.”

Etiketa: At Anton HarapiCameriaKonventa për Krimet e luftës 1968Konventa për parandalimin dhe dënimin e krimeve të Genocidit 1945Konventat e OKB-sëlëshon shtet për të marrë pushtetMesila Dodatabu

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shpëtim Idrizi: Kërkojmë të japim faljen, por ata të pranojnë genocidin

Shpëtim Idrizi: Kërkojmë të japim faljen, por ata të pranojnë genocidin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

12:20 | 15/05/2026
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

12:10 | 15/05/2026
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI

12:04 | 15/05/2026
“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –

“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –

11:24 | 15/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

11:16 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –
  • Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –
  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI
  • “Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale –
  • Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –
  • Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com