Mesila Doda: Duam Shqipërinë as të madhe e as të vogël, por aty ku e ka vënë Zoti

Duhet të lëçisni

Si u zbulua mega pasuria e Zim Sallakut nga vetëm dy transferta. Do i justifikonte me 10 bletë e 32 pula

Një transaksion prej 200 mijë euro me përshkrimin “Blerje Vile në Durrës, zona Plazh” i kryer në 23 korrik 2014, ka qënë indicia kryesore...

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Austri, takim me kancelarin Sebastian Kurz

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, të martën do ta nisë vizitën zyrtare në këtë shtet. Në takim me...

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology kanë njoftuar ditën e sotme rezultatet finale nga një studim i kryer për një medikament antitrupash. Në përfundim...

Ministri i jashtëm italian viziton nesër Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër viziton Kosovën, ku do të takohet me drejtues...

Fuqia e ndryshimit është vetëm brenda nesh, duhet t’i japim jetë një besëlidhje të re e të përbashkët, duhet të tejkalojmë vetveten e të kuptojmë që të ndarë jemi të dobët. Rë ndarë jemi hiç

Nga Mesila Doda

Të dashur miq….

Si dibrane që jam në rrënjët e mia, kam dëshirën ta nis fjalën me një histori të vogël që rrëfehet ndër odat e dibrës. Një udhëtar takon një plakë të moçme dhe pyet: “O nanë a ka ky vend burra që e udhëheqin Dibrën si dikur ata të moçmit?”

Dhe plaka u përgjigj: “Ata që ishin të mirë shumë i mori lufta, ata më pak të mirët i mbytën qeveritë, do të tjerë që kanë mbet’ po mbyten me llastiqet e veta… Sot po presim mos mbin ndonjë filiz nga rrënjët e groposura thellë.”

sila

Të dashur miq, burra e gra, vajza e djem ka pak gjasë që të mbijnë rrënjët e groposura thellë, por ne jemi filizat e fillimit të një epoke të re të shqiptarizmës, të projektimit të ardhmes në një atdhe të bashkuar dhe të begatuar.

Kur u bashkova me PDIU deklarova me zë të fortë e me ballin lart se fillimi i një pune të re, përbashkuese e frymëzuese duhet të gjendet te djepi i ekzistencës sonë, tek Atdheu ynë i përbashkët që sot është i braktisur e i plaçkitur, i nënshtruar e i gënjyer, i ndarë si plaçkë mes fqinjve. Atdheu dhe vetëm ai është çështja jonë e përbashkët dhe atdhetarët nuk njohin ndasi partiake, ata nuk janë as të PD-së, as të PS-së, as të LSI-së. Sot unë shoh e kënaqur se mijëra të rinj, burra e gra i janë bashkuar rrugës tonë të vështirë por jo të pamundur për të sjellë një mënyrë të re të të bërit politikë, atë me zemër e që i bërtet fort të vërtetat e veta, që nuk ul kokën përpara askujt pushteti a irredentizmi, por lufton fort për të drejtat e liritë e veta.

Ne projektuam dhe gjetëm së bashku fuqinë e ndryshimit në idenë e vjetër e të re sa vetë ne shqiptarët, se vetëm një bashkësi e madhe zemrash, idesh, mendjesh e dëshirash mund të na çojë drejt një kohe tjetër, drejt një kohe bashkimi, fuqie dhe rritje ekonomike, shpirtërore e politike. Po cili është armiku ynë më i madh? Armiku më i madh i yni është arroganca që pushtetet trashëgojnë e rrisin këndej e andej kufirit, armiku ynë më i madh është frika e humbjes së pushtetit dhe thënia e së vërtetës së madhe.

Europa është një projekt i pasigurtë për ne, është i pasigurtë për vetë Europën, ndaj ne që jemi këtu në këtë sallë, bashkë me mijëra të tjerë që besojnë se fuqia e ndryshimit është vetëm brenda nesh duhet t’i japim jetë një besëlidhje të re e të përbashkët, duhet të tejkalojmë vetveten e të kuptojmë që të ndarë jemi të dobët, të ndarë jemi hiç, jemi veç pre për ata që nuk duan një element të ri force, Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipërinë as të madhe e as të vogël, por aty ku e ka vënë Zoti.

sila2Kjo kohë, gjatë së cilës kemi takuar shqiptarë të gjithë trevave nga veriu në jug, na ka shërbyer të përballim me njerëzit të vërtetat, për të cilat kemi luftuar ne nuk jemi stepur asnjë çast. Ne nuk kemi ngritur gishtin kundër ndokujt, nuk kemi sharë e urryer kënd, por kemi kërkuar, një Shqipëri të ndarë nga e kaluara, kemi kërkuar një familje të fortë e të mbështetur si fuqia e vërtetë që do sjellë ndryshimin. Mallkimet e ofshamat e atyre që mendojnë se po i pararendim padrejtësive nuk prekin dot vizionin tonë për të ardhmen. Vizioni ynë ka në qendër një familje, burrë-grua-fëmijë dhe nuk besojmë se shteti duhet të ndihmojë as ekonomikisht apo t’i hapë rrugë ligjërisht llojeve të ndryshme të bashkimeve homoseksuale. Në rrugën tonë u bashkuan e u prononcuan liderë të partive të tjera, na vjen mirë që u bashkuan në vizionin dhe në shqetësimin tonë. Familjen duhet ta mbrojmë të gjithë, ndaj diskursi i sotëm i shtuar politik rreth kësaj kauze, veç i jep vlerë vizionit tonë, ne mbrojmë familjen, mbrojmë martesën e një burri dhe një gruaje dhe kjo është kauza jonë e sotme dhe e nesërme. Padyshim do duhet jo thjesht ta tutelojmë me fjalë, por të sjellim iniciativa konkrete për mbështetje ekonomike të familjes. Duke filluar qysh nga fëmija i tretë familja foto pdiuduhet të ndihmohet me subvencion të veçantë nga shteti. Pasuria më e madhe që kemi, mosha e re e popullsisë po ikën si pasojë e emigrimit, e vrasjes së shpresës e politikave të mbrapshta që krijojnë universe paralele dhe që mendojnë se njerëzit ngopen me gënjeshtra. Familja shqiptare është keq, është e varfër dhe e pandihmuar. Nuk ka shpresë dhe vrasja e shpresës është faji më i madh që politika vendimarrëse ka sjellë në këtë vend. Ndaj gjithë mundimi ynë duhet të jetë për të sjellë zhvillim, mbështetje, punësim dhe rritje të nivelit të jetesës. Këto janë fokusi i iniciativave të ardhshme parlamentare të PDIU.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Si u zbulua mega pasuria e Zim Sallakut nga vetëm dy transferta. Do i justifikonte me 10 bletë e 32 pula

Një transaksion prej 200 mijë euro me përshkrimin “Blerje Vile në Durrës, zona Plazh” i kryer në 23 korrik 2014, ka qënë indicia kryesore...

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Austri, takim me kancelarin Sebastian Kurz

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, të martën do ta nisë vizitën zyrtare në këtë shtet. Në takim me...

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology kanë njoftuar ditën e sotme rezultatet finale nga një studim i kryer për një medikament antitrupash. Në përfundim...

Ministri i jashtëm italian viziton nesër Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër viziton Kosovën, ku do të takohet me drejtues...

Manchester City me ofertë zyrtare për Kane

Manchester City ka bërë ofertën e parë në drejtim të sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se Manchester City...