Një shqiptar që dyshohet se ka kryer një vrasje 21 vite më parë, është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavisë.
Krimi është kryer në Kanalaki të Prevezës në vitin 2001, në një biznes të përpunimit të mermerit, ku i kërkuari dyshohet se ka plagosur për vdekje një punëtor të huaj.
Në mëngjes, shqiptari tentoi të largohej nga vendi dhe gjatë kontrollit të policisë u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga oficeri i hetimit penal në Prevezë për veprën penale të vrasjes me dashje.
Arrestimi u krye nga efektivë të policisë së departamentit të kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me nëndrejtorinë e Sigurimit të Janinës. I arrestuari është dërguar në prokurorin kompetent.