Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë. Raportohet se stalla është në pronësi të një fshatari të identifikuar me inicialet I.N. Sipas Policisë si pasojë e zjarrit janë djegur 5 krerë bagëti. Ende nuk dihet arsyeja e përfshirjes nga flakët e stallës ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjatë natës, në fshatin Babicë e Madhe, ka rënë zjarr në një stallë bagëtish, në pronësi të shtetasit I. N. dhe për pasojë janë djegur 5 krerë bagëti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.