Temperaturat e larta kanë krijuar disa vatra të rrezikshme zjarri në vend.
Sot, një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në lagjen Sheher të Lezhës. Nga zjarri i nisur, rrezikohej edhe banesa pranë stallës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.
Familjarët kanë pohuar se dëmi i shkaktuar nga zjarri është i madh pasi në stallë kanë pasur ushqimin e bagëtive me vlerë rreth 5 milionë lekë.