Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka zhvilluar sot një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabic.
Gjatë takimit, Merkel theksoi se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet, pasi sipas saj, vetëm kështu mund të arrihet tek zgjidhja e qëndrueshme mes të dyja vendeve.
Ndërkohë ajo shprehet se mënyra më e mirë është nëpërmjet dialogut Kosovë- Serbi, për të krijuar kushte që të arrihet një marrëveshje.