Meqë nuk marr vesh nga futbolli… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meqë nuk marr vesh nga futbolli…

15:49 | 13/06/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Nëse ka një zeje që e njohin të tërë, që kanë një mendim, madje mund ta bëjnë këtë punë më mirë se ata që paguhen, është futbolli. Këtë e has në portale, studio televizive, gazeta, por edhe në këmbësore, shkallë stadiumi. Natyrisht, njerëzit që kanë qasje në publik është më e lehtë t’i gjesh duke u marrë me komentin sportiv. Tash që kam një zë të ngjirur si bori e plisave të Prishtinës, them se kam kaluar një fundjavë shumë të veçantë në Lens. Natyrisht, do të më pëlqente që Loriku mos të kishte dalë me të kuqe apo Sadiku dhe Gashi t’i kishin bërë ato gola, por nuk jam aq i zoti dhe me shokë shumë si Jul Deda, i cili e dinte qysh dje se Cana do na linte si bonjakë. Nuk marr vesh as si ndonjë tjetër që ju duk se Shaqiri nuk djersiti e Taulanti na respektoi. Nuk e kuptoj futbollin as si Nikos Kotzias që u pingos për pesë fjalë histori Çamërie.

Jam thjesht i kënaqur, sepse pashë një qytet frëng të pushtuar nga shqiptarët e të gjithë trevave, të cilët ndoqën rregullat, qytetin, kundërshtarët, bënë qejf, kënduan, kërcyen, i çanë rrylat e fytit, shanë, qanë, qeshën, por nuk harruan asnjëherë pa duartrokitur. Ndryshe nga sa parashikohej askush nuk fërshëlleu himin e Zvicrës. Shqiptarët treguan respekt për një vend që i ka mirëpritur dhe një pjesë të tyre i ka formuar. I bënë “buuuu” Xhemajlit, Berhamit, Xhakës apo Shaqirit, por nuk i fyen. U zhgënjyen që humbën, por u përshëndetën me djemtë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Europiani për Shqipërinë është fituar, qysh kur ata ia dolën të shkojnë në këtë fazë. Të tjerat i kemi bonus thonë të rinjtë e sotëm, qelepir thonin ata të kohëve të moçme.

Kjo që ngjau në Lens është një nga ato festat, të cilat nuk besoj se i përsërit dot më dhe në një rast të dytë. Lumi i birrës, lodrat melodioze, vallet, këngët nuk shkaktuan kurrfarë sherri. Aty ku një familje zviceriane kalonte me një tufë këmborësh stani dhe ca roça-poça që i tundnin, ishin shqiptarët që këndonin “Xhamadani vija-vija”. Ishin ata që bënin foto me kundërshtarët ose uleshin të pinin një gotë dhe u mësonin fjalë shqipe, ani se pak të ndyra. Rëndom shihje djem e vajza që me flamuj bënin foto me policët që ngjanin më shumë si Robocop nga pajisjet antiterror. Lens, një qytet i vogël, në këtë ndeshje nuk pati kurrfarë ankthi. As që bëhej fjalë për ndonjë të pabërë dhe ata që kishin shkarkuar një aplikacion që pulsonte ngjyrë e kuqe, thjesht ngjanin si prapa bote. Vendasit bënin tifo për të dyja skuadrat dhe shoqëronin me buzëqeshje çdo lloj tipi që me fantazi mund të ishte veshur si lopë apo kishte ngjyer trupin kuq e zi dhe kishte vënë krahë ëngjëlli nga ato festave të kalamajve, por të lyera me të zezë që të imitonte shqiponjën. Imitim më shumë se qesharak, por brenda konteksit të festës ishte nam fare.

Meqë nuk marr vesh nga futbolli si kolegët e mi që kanë një opinion, vetë vura re që shqiptarët janë racë e bukur, veçanërisht kur sillen bukur. E meqë na eci ters, Gashi, Loriku, Sadiku mos ta çajnë kokën se fajin e paska tjetër kush. E tha doktori. Ndaj nga “Fajin e ka Saliu” përparuam tek “Fajin e ka Edi”. Rëndësi ka që faji nuk mbeti jetim.

Etiketa: bonjakëEnkel DemiFajin e ka EdiFajin e ka SaliuJulian DedaplisatPrishtinëRobocoproça-poça

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Reforma në drejtësi/ Sot takimi Basha-Meta

Reforma në drejtësi/ Sot takimi Basha-Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com