Megaskandali me falsifikimin e dokumenteve, reagon kompania Dunwell Haberman – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Megaskandali me falsifikimin e dokumenteve, reagon kompania Dunwell Haberman

22:12 | 07/12/2018
në Uncategorized
0

Pas publikimit të skandalit të falsifikimit të dokumentave nga Dunwell Haberman (kompani mëmë e DH Albania), e cila ka fituar tenderin për lotin e parë, 18 milionë euro, ka ardhur dhe reagimi i kompanisë Dunwell Haberman LLC (Delaëare)

Kompania thotë se po monitoron situatën në Tiranë dhe është e përgatitur për të ndërmarrë veprime konkrete nëse kërkohet.

“Dunwell Haberman LLC (Delaëare) është në mënyrë të plotë në pajtueshmëri me rregullat dhe procedurat ligjore dhe administrative vendore dhe ndërkombëtare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Këshilltarët tanë të brendshëm dhe të jashtëm po monitorojnë nga afër zhvillimet në Tiranë dhe janëtë përgatitur për të ndërmarrë veprime nëse kërkohet.

Aktualisht po vlerësojmë dokumentet në mediat lokale dhe jemi të vendosur të hedhim dritë mbi pretendimet e parashtruara ndaj Dunëell Haberman LLC (Delaëare), dhe palët tona të interesit.

Kompania jonë është e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të pastruar emrin e saj”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kujtojmë që kjo kompani që kishte fituar lotin e parë për Unazën e re, kishte falsifikur firmën e sekretarit të shtetit të Delaware dhe kishte paraqitur bilance prej qindra milionë dollarësh në Qendrën Kombëtare në Biznesit në Shqipëri, dhe pretendonte se ishte krijuar në vitin 1998. Por investigimi i ‘TPZ’, zbuloi se e gjitha kjo ishte një falsifikim nga fillimi deri në fund, pasi drejtori i marrëdhënieve me komunitetin i zyrës së sekretarit të shtetit të delaware, tha se këto dokumente të paraqitur nga kjo kompani në Shqipëri nuk ishin autentike dhe se kompania nuk ishte krijuar në 1998 por në 2018.

Pas këtij megaskandali, RRRSH njoftoi ndërprerjen e punimeve tek Unaza e Re.

Njoftimi i plotë i ARRSH për ndërprerjen e punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar u vu në dijeni të materialit të transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin Neës 24 për garën e zhvilluar për njërin prej 3 loteve të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.

Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron sa vijon:

Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, VKM-së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme, është procedurë e hapur, e zhvilluar në mënyrë elektronike përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Autoriteti Kontraktor ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunëell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaëare.

Në përmbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G).

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak.

Kontrata e nënshkruar me këtë bashkim operatorësh në fjalë për këtë lot të Unazës nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit.

Në funksion të sqarimit të plotë të situatës dhe pretendimeve të shfaqura në emisionin “Të Paekspozuesit”, janë ndërmarrë këto veprime:

ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë.

/faxweb.al/

Etiketa: Autoriteti Rrugor ShqiptarDunwell Habermanfalsifikimi i dokumenteve

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Qeveria tërhiqet nga Unaza e Re

Qeveria tërhiqet nga Unaza e Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po i bën bisht drejtësisë –

Po i bën bisht drejtësisë –

11:30 | 13/01/2026
Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

11:00 | 13/01/2026
Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

10:56 | 13/01/2026
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale –

10:50 | 13/01/2026
Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –

Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –

10:36 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Po i bën bisht drejtësisë –
  • Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –
  • Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –
  • U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale –
  • Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –
  • Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po i bën bisht drejtësisë –
  • Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com