Treni ilegal serb i nisur në drejtim të Mitrovicës në Kosovë është rikthyer në Beograd. Lajmin e bën me dije Kosovapress, sipas të cilët treni është rikthyer në kryeqytetin serb. Treni është konsideruar si ndërhyrja e radhës e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.
Treni është ndalur në Rashkë, vetëm disa minuta nga hyrja në territorin e Kosovës. Pasagjerëve u është thënë se do të qëndronin 15 minuta atje, por mediat serbe shkruajnë se kur kanë kaluar më shumë se 1 orë e gjysmë, treni nuk ka lëvizur. Sipas mediave serbe, ndalimi ka ndodhur për shkak se ka dyshime se ka eksploziv në hekurudhë ku do kalonte treni.