Media gjermane: Kosova duhet të aplikojë më sa më shpejt në Këshillin e Evropës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media gjermane: Kosova duhet të aplikojë më sa më shpejt në Këshillin e Evropës

18:51 | 24/04/2022
në Kosove Rajon
0
Council of Europe, Strasbourg

Council of Europe, Strasbourg

Gazetari gjerman Michael Martens në një shkrim në gazetën e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung me titull “Rusia jashtë, Kosova brenda?”, ka raportuar se Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës po planifikon të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës pas zgjedhjeve në Francë, ndërsa kjo pastaj mund të çojë në pranimin e Kosovës në vitin 2023. Megjithatë, njohësi i çështjeve që lidhen me integrimet evropiane, Besnik Vasolli thotë se Kosova nuk duhet të vonohet për të aplikuar.

“Kosova ka shanse të mira për t’u pranua në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2023 por duhet të aplikoj sa më herët. Pas përjashtimit të Rusisë, KiE ka 46 anëtarë. Prej tyre, 34 e njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo është më shumë se dy të tretat e shumicës që do të kërkohej për të votuar pro aplikimit të Kosovës ne KiE” – ka shkruar Vasolli derisa i ka dhënë jehonë shkrimit të medias gjermane.

Presidentja Vjosa Osmani, dy javë më parë është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës por sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

“Ne tashmë kemi dakordimin si institucione, dhe unë si drejtuese e Politikës së Jashtme kam kërkuar që sivjet të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme, iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurt”, ishte shprehur ajo, përcjell Telegrafi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kishte deklaruar se gjasat janë të mëdha për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës, mirëpo edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi është i gjatë dhe kalon në disa faza.

“Ne kemi qenë duke punuar për Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizuar, se kur do të aplikojmë nuk është vendosur, por se do të aplikojmë kjo është e qartë…E di që cilësohet si një organizatë ku gjasat janë më të mëdha dhe kjo është e vërtet, por edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kalon në disa faza dhe secila fazë ka vështirësitë e saja. Prandaj, ne me gjitha kapacitete tona por edhe ndihmën e akademikëve tanë, shoqërinë civile, jemi duke bashkëpunuar që t’i identifikojmë të gjitha këto vështirësi”, thotë ai.

“Siç e dini më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ne shpresojmë se këto do të votojnë në favorin tonë”, ishte shprehur presidentja.

Ndryshe, më 16 mars Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.

Këshilli është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.

Në një deklaratë nga Komiteti i ministrave të Këshillit thuhej se pas një takimi “të jashtëzakonshëm”, anëtarësimi i Rusisë ishte pezulluar.

Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 shkurt – një ditë pasi forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën.

Etiketa: aplikojegjermaneKeshilli EvropesKosovamedia

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
“Rithemelimi” mban zgjedhjet për kryetar dege në Vlorë, mesazhi i Leskaj

Përfundon procesi i numërimit në PD-në e Vorës, zgjidhet kryetari i ri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –

14:31 | 29/12/2025
20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

14:11 | 29/12/2025
“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

13:49 | 29/12/2025
Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

13:27 | 29/12/2025
Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –

Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –

12:55 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –
  • 20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –
  • “Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –
  • Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –
  • Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –
  • Padrejtësitë ndaj të rinjve dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –
  • 20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com