Gazetari Enkel Demi ka shprehur keqardhje për ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në emisionin “ABC e mëngjesit” ai tha që megjithëse diplomatja amerikane ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe me një kontribut të veçantë në diplomaci, kësaj here në Shqipëri, në këtë vend të vogël, kryeministri Edi Rama e ka tërhequr prej hunde, ndërsa është tallur keq si kurrë më parë me amerikanët.