Me “mish e me shpirt” apo çervish me mish – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me “mish e me shpirt” apo çervish me mish

15:07 | 19/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Nga EDMOND BUDINA

Salep Sulltani ynë dolli nga koteci pe Betoni. Ujdisi mjekrën dhe mustaqkat, hoqi brekushkat, na u mbath e na u vesh allafrënga e na u faneps më në fund në zyrë. La mënjanë thëniet e librit të shenjtë, Kuranit, sikterosi xhindin Osama dhe na nxorri pe goje kryqin, që të na përngjiste me Jezunë. Këtë radhë na llokoçiti: “Ju më kini besuar, kur kini vënë kryqin bri emrit tim, atë kryq, që unë e kam mbajtur deri tani… unë jam Lideri juaj.” Ç’këllqe paska pasur, mor amani! Na e tha në inglisht, se në shqip nuku e kuptonim, që Lider është Udhëheqës, në gjermanisht i thonë Fyhrer dhe në latinisht Dux ose Duçe. T’ëçkën e s’ëçkës, ore! Sado derdimenër të jemi dhe sado shkarje të rëndë ledhi të kesh, nuk mund të na thuash, që je Lideri (Udhëheqësi, Fyhreri, Duçja) ynë. Je thjesht kryeministri i këtij vendi dhe ato kryqkat të vëna bri emrit janë dhuratë edhe pe djemkave problematikë, që i kanë blerë me lekat e ca si drogërave. Jemi në luftë, thotë strategu i madh, po si gjithnjë e drejton betejën i fshehur pe facebook-ut. Parrulla me sfond rreptësisht të kuq e gërma të bardhka në faqen e tija është “Frikë aspak. Kujdes po”. Si shkarazi ay llafi Frikë ka një tjetër karakter kaligrafie pe të tjerave. Po mirë o, e pastaj? Epo që ay llafi, Frikë, të na hyjë si pykë në rradake e të na kallë datën! Dhe po e kall pe vërteti psikozën e frikës nga vdekja. Vetëm “Unë dhe qeveria ime”… AY-ja dhe qeveria e kokoshkave. Të gjitha urdhërat vijnë pe Atij-a njëri pas tjetrit, nuk të lenë as t’i mendosh e as të marrësh frymë,vetëm pe Atij-a, thua se nuk ekziston askush tjetër. Fyhreri dhe virusi, Duçja dhe vdekja, Udhëheqësi dhe llaftara. AY shpëtimtari i Kombit. AY, Perëndia e Allahu, Muhameti e Jezui. I rrethuar pe kokoshkave mistresha e ministrushë, xunkthesh, pykash më diell, shqopash, kokëzhëngash, honxho-bonxhosh, kokëdruthësh e kokakomçash, që vetëm i lëtyrisen, pa tjatër që Atij-a i duket vetja i papërsëritshëm edhe m’atë anë të Gjithësisë. Lëshon urdhëra, që jo vetëm s’njohin ligje e kushtetutë, por nën psikozën e frikës e ankthit, shkojnë deri në absurd. Meqë ra llafi, ata nëpunësit, që shkelin urdhërat i quajti dezertorë, nuk do të qe më mirë, meqënëse jemi pikërisht në luftë, jo t’u mbajmë rrogat e t’i pushojmë nga puna, po t’i varim, ashtu si veprohet me dezertorët në kohë lufte?!!! Me siguri Coronavirusi do të zhduket vetë i lumtur, se ia ka arritur qëllimit. Kështu gjithë të tjerët do të vinin mend e në emër të jetës do t’i bënin Hosanna Shpëtimtarit.
Ay-ja e nxori edhe urdhërin e fundit, meqë disa “të papërgjegjshëm” nuk “marrin vesh”. Lejohet dalja vetëm gjashtë orë në ditë për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve, të mos ecet dyshe… Doçkat në xhepa t’i mbajmë? Breçkat pe kambriku, apo pe leshi t’i mbathim? Pa tjetër që rregullat e rekomanduara nga specialistët duhen respektuar (distanca, larja e duarve, higjiena e të tjera), por ka edhe mendime specialistësh, rregullat e të cilëve po i zbatojnë vende të zhvilluara, që thonë se ajri i pastër, ecja në natyrë pengon virusin, ndërsa mbyllja për kohë të gjatë brenda banesave, ul imunitetin, i çon njerëzit në depresion. Dalja e të gjithëve në pak orë a nuk do të sjellë më shumë kontakte, më shumë mundësi infektimi? Pse të mos bëhet si në Itali, Gjermani e gjetkë, ku qytetarët vetëçertifikohen e dalin, kur munden? Masat shtrënguese deri në ekstrem krijojnë panik e frikë. Njeriu është qenie sociale e ka nevojë për lirinë e vet, qoftë edhe lirinë për të zgjedhur të rrojë a të vdesë. E gjithë kjo psikozë frike është e qëllimtë, për të mbuluar paaftësinë e qeverisë, e cila gjer më tani ka bërë shumë pak për sistemin shëndetësor në vend dhe është e papërgatitur për të përballuar situata të tilla. Ne e dimë që nuk jemi as Gjermania e as Franca, por dimë edhe që ka nga ata, të cilët janë pasuruar me PPP-ra, ligje të posaçme, abuzime, korrupsion, riciklim. Le t’u kërkojë atyre para për të blerë respiratorë, tampona e të zbatojë udhëzimin e OBSH për të verifikuar sa më shumë njerëz e t’i izolojë vatrat. Ato vende, që kanë vepruar në atë mënyrë, ia kanë dalë ta izolojnë epideminë. Këtu tek ne tenderi për blerjen e respiratorëve u hap pas dhjetë ditësh, që u shfaq epidemia dhe karantina filloi, pasi kishin ardhur me qindra njerëz nga vendet e infektuara. Kjo nuk është politikë, është ta shohësh të vërtetën në sy. Politikë e shëmtuar është të mos dëgjosh të tjerët, veç vetes, të tallesh me opozitën, të mburresh. Njerëzit nuk kanë nevojë të terrorizohen me arrogancë, por të qetësohen e sigurohen. Në emër të jetës, dhe jo të vdekjes, të dëgjohen së pari opinionet e specialistëve të çfarëdo krahu, ngado që ato vijnë e jo të drejtojmë luftën nga facebook-u, sikundër bën Salep Sulltani. E nëse njerëzit duke respektuar distancat, me maska në fytyrë, do të dilnin të gjithë në rrugë, jashtë orarit të shtetrrethimit të urdhëruar pe Salep Sulltanit dhe të kërkonin çervish me mish ose çervish me qofte, a do të mund t’i gjobiste dot të gjithë?
Etiketa: coronavirusiEdmond BudinagjermaniItalipppSalep Sulltani

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri, por është më i dobët? Silva Bino: Ja çfarë zbulojmë ne në laborator (film)

Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve: Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19 (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com