Me kë do të jesh të hënën, viktimën apo përdhunuesin? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me kë do të jesh të hënën, viktimën apo përdhunuesin?

18:00 | 30/09/2018
në Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

Me javën që mbyllet me një skandal të ri për mazhorancën, dhe në përpjekje për të qëndruar brenda prezumimit të pafajsisë, çdo person i bekuar me një gram arsye, do të ndodhej përballë kësaj dileme: Kemi të bëjmë me një grupim politik të goditur nga fati i keq, i cili prej pesë vitesh po tregohet i pamëshirshëm me të? Apo kemi të bëjmë me një shumicë që prej pesë vitesh është ekspozuar dhe investuar aq shumë me krimin, saqë ngjarjet me të cilën po njihemi me ritëm javor janë thjesht një pasojë e pashmangshme?

Nga të dyja, mund të qëndrojë vetëm njëra. Dhe, në Shqipërinë halleplotë, një fragment nga “Stuhia” e Shekspirit do të lehtësonte zgjedhjen: “Ferri është i zbrazët, të gjithë djajtë janë këtu.”

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Ferri” shqiptar u zbraz në vitin 2013, kur u siglua ujdia faustiane e kryeministrit aktual me “djajtë”, jo për dashuri, si në veprën e Gëtes, por për pushtetin e tij. Nxori nga nënbota e errët e krimit shqiptar, që asnjëherë nuk ka qenë i paktë, gjithë mujsharët që i duheshin për të themeluar “aleancën e qelbësirave”.

Kësodore, sikurse ndodh për aleancat parazgjedhore, edhe pakti me kriminelët u shndërrua në një aleancë qeverisëse. Secilit copën e tij, madje edhe me përfaqësim të drejtpërdrejtë në Parlament, bashki dhe këshilla bashkiakë.
Sikurse thuhet në Bibël: “ata që mbollën erë, po korrin sot furtunë”.
Djalli kësaj jave nuk erdhi me brirë, as me bisht apo me sfurk. Por, në trajtën e një të riu, bir i një deputeti socialist, që dhunoi një vajzë njëzet e pesë vjeçare. Ngjarja dramatike mbushi të gjitha mediat e vendit, duke shkundur fort pozitat e numrit 2 të mazhorancës. Si ngahera, forca reaguese me të cilën mazhoranca menaxhon krizat ishte e rrufeshme. Mjeshtërisht e spostuan vëmendjen e opinionit publik nga dhunimi, tërheqja e padisë nga ana e vajzës dhe gjendjes ende të lirë të dhunuesit, te debati politik që çështja ngriti, përfshirë këtu edhe taktikën e përhershme të cënimit të kredibilitetit të lajmësit, në këtë rast nënkomisarit Nuhu.

Pa hyrë në të gjitha trajektoret që kjo mesele mori, dhe aftësive propagandistike për ta trajtuar këtë dramë si një përplasje midis palëve politike; mazhoranca është e ndëshkuar të mos i shpëtojë dot çëshjtes morale dhe pasojave që kjo mbart. Dhunimi i përsëritur i një vajze dhe mbrojtja e dhunuesit nga pushteti me të cilin është i veshur i ati, nuk shuhen dot nga paditë e Ballës dhe sokëllimat e tij në studiot televizive. Deklaratat e deputetit Rraja, jo e jo.
Xhelozia, me të cilën përfaqësuesi në Parlamentin e Shqipërisë justifikon denoncimin e vajzës, ngjall po aq krupë sa imazhet, me të cilat djali i tij kishte mbushur rrjetet sociale. Fotografi me kanabis, plumba që kompozojnë një emër vajze dhe një shkrepje, ku “Romeo” i Niklës zbraz kundër qiellit kallashnikovin e tij. Dukshëm, shfaqje të dalldisë që shkakton pushteti dhe që konfirmohen nga shpëtimi prej denoncimit penal në vitin 2017, kur i qëndroi larg prangave ditën para zgjedhjeve të përgjithshme.
Me këtë biografi të pasur, sfidojnë sot ndërgjegjen publike dhe seriozitetin e inistitucioneve. Rraja është ende deputet, djali i tij ende i lirë dhe drejtuesi më i lartë politik i mazhorancës hesht duke legjitimuar vargun e gjatë të abuzimeve mbi vajzën e dhunuar.

Nëse do të presim një gjest dinjiteti dhe morali, si dorëzimi i mandatit nga ana e deputetit apo dorëzim në komisariatin më të afërt nga ana e djalit të tij, do të silleshim sikur të kishim jetuar gjetkë këto vite.
E vetmja zgjidhje, apo “uji i shenjtë që mund të shporrë djajtë”, dhe aleatët e tyre, mund të jetë vetëm një, reagimi qytetar. Një ekzorcizëm që duhet ta kryejmë si shoqëri, duke nisur nga e hëna, në protestën e thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile përballë Kryeministrisë. Nuk ka asnjë arsye për të mos qenë atje në orën 17:30, pasi është një ditë ku do të të na duhet të bëjmë një zgjedhje morale, jo midis të majtës dhe të djathtës, por midis përdhunuesit dhe viktimës.
Fatkeqësisht, diçka aspak e thjeshtë për shumëkënd këto kohë!

Etiketa: deputetdjajteGentian GabaGëtemujsharëtperdhunuesShekspiriviktimë

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Gjirokastër, shkolla që kërkon karrige, tavolina dhe dyer (Film)

Gjirokastër, shkolla që kërkon karrige, tavolina dhe dyer (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com