Mcgonigal-Rama të lidhur me rusët, ja afera me naftën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mcgonigal-Rama të lidhur me rusët, ja afera me naftën –

17:41 | 17/03/2023
në Uncategorized
0

Mark Crawford, ish-President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ka folur për për lidhjen Rama-McGonigal.

Crawford ka hedhur dritë mbi bashkëpunimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles Mcgonigla, Mark Rosinit dhe kryeministrit Edi Rama për dhënien e puseve të naftës te rusët.

Sipas Crawford, qeveria shqiptare kishte duke menduar ose t’ja jepte puset e naftës rusëve që ishin duke ardhur nëpërmjet Austrisë apo rusëve që ishin duke ardhur nga Novisadi në Serbi ose ata që ishin lidhur me një firmë që ekziston tani në Shqipëri që ishin të lidhur dhe Mcgonigal dhe Rosini.

Gjithashtu Crawford u ndal edhe te një tjetër rast kur kompania e naftës e miliarderit amerikan Trans-Oil punoi më pak se një vit në Shqipëri dhe ai kishte shumë pengesa dhe presion nga qeveria dhe iku nga Shqipëria me një shije të hidhur sidomos nga presioni dhe rreziku politik.

‘Para tre javësh një anije me 22 mijë e 500 ton naftë e kapur në Durrës e ardhur nga Greqia me flamur të Afrikës me naftë ruse, dhe kishte lidhje me një firmë në Shqipëri që kishte naftë për të holluar për të bërë një përzierje me naftë shqiptare dhe ruse për të shmangur sanksionet dhe kur po shihnim çështjen e Mcgongal që ai vërtet kishte punuar për interes të rusëve dhe kjo firmë që mori puset e naftës ishte e lidhur me interesa ruse’, u shpreh Crawford per Syri Tv.

Intervista:

Crawford: Nuk e kisha takuar Mcgonigal kur ai ishte në Shqipëri, as Rosinin. Unë e dëgjova emrin e Rosinit pasi ai kishte dalë në media duke folur për një politikan në atë kohë por unë nuk e kisha takuar atë në atë moment. Më shumë kur doli hetimi në Amerikë që përmendej dhe Mcgonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë, me disa bizneset e tij dhe politikën në Shqipëri dhe sidomos me naftën e kisha më shumë vëmendjen atje.

Pyetje: Si do ta përshkruanit veprimtarinë e Mcgonigal me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama?

Crawford: Nga pikëpamja e Amerikës isha duke parë reagimin e demokratëve në Senatin që kishin nisur një hetim si dhe në Kongres hetimin e nisur nga Jim Jordan në shtëpinë e përfaqësuesve.

Ata ishin mërzitur me Mcgonigal pasi mendonin se ai ose kishte dëmtuar fushatën e Klintonit ose ndoshta kishte dëmtuar mandatin e presidentit Trump ose të dyja. Duke iu referuar se ai kishte punuar për rusët duke bërë investigimin me atë kundër politikanëve të tjerë. Ndoshta kishte dhe lidhje me Shqipërinë dhe disa politikanë këtu, unë e kisha vënë re atë këtu, por më tërhoqi vëmendjen më shumë kur ata kishin përmendur bizneset dhe interesat ekonomike që kishin Rosini dhe Mcgonigal kur ata ishin në Shqipëri.

Pyetje: Ju jeni shprehur se Mcgonigal bashkëpunoi me kryeministrin Rama për t’i hequr fushat e naftës nga kompanitë amerikane për t’ja dhënë ato kompanive të lidhura me gjigantin rus Gazprom. Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Crawford: Unë e fola me gazetarin dhe ai e pa hetimin për pusin e naftës dhe të gjithë ata në Amerikë menduan se qeveria shqiptare kishte këtë naftë dhe ishte duke menduar ose t’ja jepte puset rusëve që ishin duke ardhur nëpërmjet Austrisë apo rusëve që ishin duke ardh nga Novisadi në Serbi ose ata që ishin lidhur me një firmë që ekziston tani në Shqipëri që ishin të lidhur dhe Mcgonigal dhe Rosini.

Ka dhe një histori që është më herët dhe në këtë histori janë të përfshirë edhe disa nga anëtarët e Dhomës Amerikane kur unë kam qënë kryetar i dhomës dhe unë di më shumë detaje dhe një nga investitorët ishte miliarder amerikan dhe është interesante pasi nuk është thjesht transferimi nga qeveria shqiptare në duart ruse por është dhe kalimi i menaxhimit nga amerikanët në këtë proces dhe kjo është një gjë që është përfshirë edhe në dosje.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur konkretisht me miliarderin amerikan?

Crawford: Është diçka që është publike. Ndodhi para disa viteve. Në fillim ishte një kompani që quhej Stream-Oil e listuar në bursë në Kanada që ishte në firmë shqiptaro-grekë që ishin anëtarë të dhomës, ata kishin leje për të punuar në Cakran, Gorisht dhe Ballsh dhe më pas erdhi Trans-Antlantik që ishte i zotëruar nga një miliarder në fushën e naftës nga Dallas-Teksas dhe kur ai erdhi këtu ishte mbështetur nga dhoma jonë dhe ambasada. Ai punoi më pak se një vit dhe ai kishte shumë pengesa nga qeveria kishte presion dhe nga çmimi i naftës dhe ai iku nga Shqipëria me një shije të hidhur sidomos nga presioni dhe rreziku politik dhe unë fola me të në Teksas dhe ai kishte krijuar një kompani tjetër që quhet GBC, Gorisht Ballsh dhe Cakran.

Në fund doli që disa nga ata rusët u shfaqën në skenë dhe kishin kërkuar nga qeveria që të merrte puset nga firma dhe qeveria i kishte marrë, pastaj doli në arbitrazh dhe shkoi hap pas hapi nga duar e amerikanëve në duart e shqiptarëve dhe më pas në duar e rusëve. Dhe në fund Mcgonigal ishte i lidhur me rusët që morën puset. Një pyetje që më vinte ishte se përse erdhën rusët për disa puse të vegjël në Shqipëri? Kuptohet që nafta që prodhohet nga Bankers ishte shumë më e trashë dhe puset e naftës në Gorisht Ballsh dhe Cakran ishin puse nafte që përdoreshin si hollues dhe përdoreshin për t’i bashkuar me naftë më të trashë dhe duke i bashkuar ndihmohet për të tërhequr më shumë naftë nga toka dhe për transport dhe për gjëra të tjera.

Para tre javësh një anije me 22 mijë e 500 ton naftë e kapur në Durrës e ardhur nga Greqia me flamur të Afrikës me naftë ruse, dhe kishte lidhje me një firmë në Shqipëri që kishte naftë për të holluar për të bërë një përzierje me naftë shqiptare dhe ruse për të shmangur sanksionet dhe kur po shihnim çështjen e Mcgongal që ai vërtet kishte punuar për interes të rusëve dhe kjo firmë që mori puset e naftës ishte e lidhur me interesa ruse dhe kjo pyetje erdhi duke parë tërë menaxhimin e puseve të naftës. Tani njerëzit janë duke ivestiguar.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
COVID-19/ Dalin shifrat aktuale të të infektuarve

Ja çfarë ndodh me Covid-19 këtë vit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

23:14 | 29/04/2026
Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

22:06 | 29/04/2026
Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

21:42 | 29/04/2026
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

20:18 | 29/04/2026
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

20:06 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –
  • Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –
  • Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –
  • Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –
  • Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –
  • Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –
  • Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com