Mbyllja e vendit/ Policia njofton: Kontrolle të rrepta në pika kyçe, do ndëshkoheni nëse thyeni orarin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e vendit/ Policia njofton: Kontrolle të rrepta në pika kyçe, do ndëshkoheni nëse thyeni orarin

17:42 | 11/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Sonte në orën 22:00 fillon mbyllja e vendit, deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim për qytetarët, teksa i rikujton se duhet të respektojnë masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se do të ngrihen kontrolle të rrepta në pika kyçe të vendit dhe çdo qytetar që nuk respekton orarin kufizues, do të ndëshkohet me gjobë.

Policia e Shtetit:

Në zbatim të dy urdhrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për shtimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë për monitorimin e zbatimit të  masave kufizuese.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në vijim të angazhimit maksimal të treguar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, do të ushtrojnë kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambienteve të ndryshme, do të ngrihen pika kontrolli pas orës 22:00 në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kriminale, në të gjithë territorin e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet masat si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania;

Personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;

Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Policia e Shtetit do të ndëshkojë me masë administrative cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave të saj funksionale, për parandalimin dhe goditjen  e krimit, sigurimin e rendit dhe qetësisë dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Në këtë kuadër, Policia fton qytetarët që në rast se konstatojnë raste të paligjshmërisë mund të denoncojnë në 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Etiketa: Mbyllja e venditministria e shendetesisePolicia

Të Lidhura

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

nga 27
10:58 | 15/05/2026
0

Monika Kryemadhi ka marrë mbështetje nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës në këtë fazë të jetës së saj....

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

nga 27
10:48 | 15/05/2026
0

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vitin e kaluar në bashkëpunim me tre të tjerë tentoi të vriste me...

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

nga 27
10:12 | 15/05/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi një ditë më parë, rikthimin në burg të...

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

nga 27
09:56 | 15/05/2026
0

SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,...

Para
Mbyllja pas orës 22:00/ Dokumentet që iu duhen për t’u pajisur me leje në E-albania

Mbyllja pas orës 22:00/ Dokumentet që iu duhen për t'u pajisur me leje në E-albania

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –

10:58 | 15/05/2026
Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

10:48 | 15/05/2026
Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

10:12 | 15/05/2026
Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

09:56 | 15/05/2026
Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

09:46 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –
  • Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –
  • Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –
  • Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –
  • Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –
  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndaj meje po përdoret një gjuhë dhunuese, unë jam një grua e divorcuar dhe e papunë –
  • Tentoi të vriste ‘Guccin’ në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com