Nga Rexhep Rada
Mbylleni gojën dhe paguani 50 lekëshin e qeses. Vendimi më i goditur i qeverisë shqiptare në fushën antindotje po zbatohet me sukses. Ja vlen ai 50 lekëshi i vjetër për qeset e “biodegradueshme” të cilat maksimumi brenda 33 muajve zhduken totalisht. Madje do ju lutesha të përdornit edhe letrat si mjet lehtësisht më i riciklueshëm.
Shoh ca ankime pa lidhje. Ca thonë shtrenjtë, ca thonë që nuk degradohen, ca thonë që pse të paguajmë kur ka reklama e budallallëqe të tilla. Është rasti i parë i dukshëm dhe i prekshëm që me këtë rregull do kemi më pak tym helmues në inceneratore, do kemi më pak plastike në pyje, lumenj e plazhet tona.
Kush ka ankesa për 50 lekëshin të marrë trastë me vete.
Unë jam për Shqipërinë e pastër.