Ditën e premte, më 22 nëntor do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Komisioni do të mbahet në orën 11:00 dhe do të shqyrtojë raportin që do t’i dërgojë Kuvendit.
Kujtojmë që kjo lëvizje vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të përshpejtohen hapat për shkarkimin e Metës, pas debatit që u krijua për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.