Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar sot se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri ndërkaq 6 të dyshuar kanë rezultuar negativë.
Mësohet se mbledhja po zhvillohet në Rinas, në sallën e mbledhjes së emergjencave të aeroportit Task- Forca ku Manastirliu ka raportuar se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar deri këtë mëngjes të 24 shkurtit.
Ndërkohë Manastirliu u shpreh se edhe 6 raste që kanë qenë të dyshuar pas analizave kanë rezultuar negativ pra nuk kanë pasur koronavirus.