Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mblidhet Komisioni/ Votohet drafti i reformës në drejtësi

Nga Ejona 0

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi mblidhet sot në orën 12:00 . Në mbledhjen e sotme pritet miratimi i draftit të mazhorancës pasi të shqyrtohet e  të votohet nen për nen dhe në tërësi.

Në draft është  refleketuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative dhe parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e  Kualifikimit,  do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.

Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.

Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj tha dje se drafti që do të jetë në tavolinë është reflektim mbi draftin e paraqitur në komision në datën 4 maj dhe i është nënshtruar një votimi në parim. Xhafaj tha se projekti është me 2/3.

Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar ende si formulë dhe se ndryshimet pritet të reflektohen pas diskutimit në Komision.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej