Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi mblidhet sot në orën 12:00 . Në mbledhjen e sotme pritet miratimi i draftit të mazhorancës pasi të shqyrtohet e të votohet nen për nen dhe në tërësi.
Në draft është refleketuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative dhe parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e Kualifikimit, do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.
Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.
Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj tha dje se drafti që do të jetë në tavolinë është reflektim mbi draftin e paraqitur në komision në datën 4 maj dhe i është nënshtruar një votimi në parim. Xhafaj tha se projekti është me 2/3.
Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar ende si formulë dhe se ndryshimet pritet të reflektohen pas diskutimit në Komision.